News

pri72015

Zbulohet një virus i ri në zonën e Lezhës

Specialistët e Insitutit të Shëndetit Publik kanë zbuluar një virus të ri që qarkullon në vendin tonë. Ai është kapur si fillim tek disa vektorë, por nëpërmjet tyre mund të transmetohet edhe tek njerëzit. Virusi është quajtur "Adria" dhe prek sistemin nervor tek njerëzit. Ekspertja e sëmundjeve infektive Silva Bino sqaron se ende nuk është kapur asnjë rast që virusi të mund të ketë prekur njerëz. "Nuk është zbuluar asnjë rast te njerezit. Është zbuluar te flebotomet që është një lloj vektori që transmeton disa sëmundje virale, disa ethe që quhen ethet e Toskanës, ethet e Napolit, të cilat shfaqen me temperaturë, me një lloj rashi, pra pika të kuqe në lëkurë dhe natyrisht dhe me prekje të sistemit nervor qendror-, shprehet zj Bino.

Virusi "Adria" është zbuluar në zonën e Lezhës por ai mund të jetë përhapur në vektorë edhe në zona të tjera në vend. Instituti i Shëndetit Publik ka rritur survejancën në këtë zonë.
"Virusi i ri është zbuluar nga një ekip specialistësh shqiptarë dhe grekë. Kemi përforëcuar survejancën në Lezhë që nëse do të kemi raste të tilla si temperaturë pika të kuqe të ndërhyjmë sa më parë apo infeksione të sistemit nervor-, thekson dr.Silva Bino.

Specialistët spiegojnë se vektori në të cilin është zbuluar virusi i ri "Adria" është i njëjtë me vektorin që transmeton dhe leshmaniozën. Ishp sipas Binos ka gati tanimë një program kontrolli për vektorët që do të shtrihet në të gjithe vendin.

Përgatiti: Alma Demiraj

Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>