News

pri142015

Në 16 prill shpallet vendi i punës vakant për mjekët, stomatologët dhe farmacistët me 0 kredite. Entela Shehu: Koha e ankimimit deri në 30 prill

Kanë mbetur vetëm dy ditë nga koha kur Ministria e Shëndetësisë do të publikojë listën me emrat e mjekëve 
që do të largohen nga sistemi shëndetësor, pasi rezultojnë me 0 kredite. Qendra Kombëtare e Edukimit në 
Vazhdim, publikon shifrat ku rezultojnë 226 mjekë që nuk kanë bërë asnjë përpjekje në 5 vjet për të marrë 
kreditet. Për pasojë, atyre do t'ju hiqet licenca dhe do t'u shpallet vakant vendi i punës.

Kjo parashikohet edhe për 398 dentistë dhe 104 farmacistë, të cilët kanë po ashtu 0 kredite të regjistruara. Ndërsa mjekët, stomatologët dhe farmacistët që nuk e kanë plotësuar numrin e nevojshëm të krediteve, do t'i 
nënshtrohen testimit për dijet e tyre mjekësore, testim i cili do të përcaktojë nëse do të vazhdojnë ta mbajnë apo jo licencën dhe vendin e punës.

Sipas të dhënave zyrtare në këtë kategori bëjnë pjesë 1.440 mjekë, 857 dentistë dhe 281 farmacistë. Drejtoresha e Qendrës Kombëtare të Edukimit në Vazhdim, Entela Shehu thotë për Doktor33.al se të gjithë mjekët, farmacistët e dentistët që kanë ankesa për numrin e krediteve të regjistruara, mund të bëjnë ankim pranë Bordit të Ricertifikimit në Ministrinë e Shëndetësisë deri më 30 Prill 2015.

Në totalin e mjekëve, farmacistëve dhe stomatologëve, janë 7.600 që i kanë përmbushur kreditet e ciklit të parë. Që prej 1 Janarit të këtij viti ka filluar programi i dytë i ricertifikimit me të njëjtat rregulla, që do të thotë se në 5 vitet e ardhshme, mjekët duhet të mbledhin 150 kredite, ndërsa farmacistët dhe stomatologët 100 kredite.

Përgatiti: Alma Demiraj

Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>