News

mar272015

Urdhri i Mjekut: Së shpejti President i ri!

Zgjedhjet për Urdhrin e Mjekut kanë nisur me Tiranën. Aktualisht është zgjedhur Këshilli Rajonal i Urdhrit të Mjekut për Tiranën i cili përbëhet nga 7 anëtarë. Të zgjedhurit në këtë këshill dhe që janë në garë ndërmjet njëri - tjetrit për presidentin e Urdhrit të Mjekut për Tiranën janë: Arjan Harxhi, Maks Basha, Orgest Spahiu, Arjana Stojku, Artan Haruni, Faik Toska. Këta anëtarë të Këshillit Rajonal të Tiranës janë zgjedhur nga Asambleja e Urdhrit të Tiranës me votim të fshehtë dhe po kështu nëpërmjet votimit të fshehtë President i Urdhrit të Mjekut për Tiranën do të zgjidhet një nga emrat e lartpërmendur. I kontaktuar nga Doktor33.al, Dr. Arjan Harxhi  shpjegon se në zgjedhjet që po zhvillohen për Urdhrin e Mjekut të Tiranës vihet re një frymë e re dhe plotësisht transparente. "Për herë të parë të gjithë institucionet shëndetësore, përfshirë shërbimet spitalore në QSUT, qendrat shëndetësore të Tiranës, propozuan nga një kandidat që do ti përfaqësonte në asamble. "Këta përfaqësues votuan në mëyrë të fshehtë për anëtarët e Këshillit Rajonal dhe u zgjodhën 7 anëtarët sipas votave që kishin grumbulluar". shprehet Dr. Harxhi.
Ndërkohë pritet që së shpejti të mblidhet Këshilli Rajonal i Urdhrit  ku do të zgjidhet Presidenti i Urdhrit Të mjekut të Tiranës  për të kaluar hap pas hapi deri në zgjedhjet e Presidentit të Urdhrit Kombëtar të Mjekut. Aktualisht këtë pozicion e mban Dr.Dine Abazi.

Përgatiti: Alma Demiraj


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>