News

maj22015

Ja se ç'duhet të dini për provimin e ricertifikimit

Qendra Kombëtare e Edukimit në Vazhdim ka publikuar një material sqarues për organizimin e provimit të ricertifikimit, bazuar në vendimin e Bordit të Ricertifikimit dhe Akreditimit nr.97 dt. 24.02.2014. Kështu sipas rregullores, profesionistët të cilët nuk i kanë përmbushur kreditet duhet ta japin atë brenda periudhës prill - tetor të këtij viti. Programi orientues i provimit shpallet të paktën 3 muaj përpara datës së parë të provimit. (Ndërkaq QKEV-së i është dhënë kohë që deri më datë 10 maj të hartojë listën përfundimtare të profesionistëve me kredite të përmbushura pasi ka shqyrtuar edhe ankimimet e farmacistëve, mjekëve dhe dentistëve. Si rrjedhojë publikimi i programit orientues pritet pas kësaj date, ndërsa datat e provimit do të përcaktohen nga Agjencia Kombëtare e Provimeve).

Për regjistrimin në provim, profesionisti duhet të paraqesë në AKP një kërkesë me shkrim për t'u pranuar në provim. Bashkëngjitur saj, ai duhet të ketë edhe një fotokopje të kartës së identitetit, të lejes së ushtrimit të profesionit dhe faturën e pagesës së provimit. Dokumentacioni dorëzohet vetëm në regjistrimin e parë dhe shërben edhe për regjistrimin pasardhës në rast përsëritjeje.

Ditën e provimit, profesionistët e shëndetësisë duhet të paraqiten të paktën 30 minuta përpara nisjes të tij, si dhe të kenë me vete kartën e identitetit dhe vërtetimin e regjistrimit në provim, i cili do të konsiderohet i dhënë me sukses vetëm nëse profesionisti merr të paktën 50% të pikëve maksimale. Brenda periudhës prill-tetor, profesionisti i shëndetësisë ka të drejtë që ta përsërisë një herë provimin e ricertifikimit, dhe në një periudhë të dytë deri në 5 herë. Në rast se nuk është i kënaqur me pikët e marra në provim, ai mund të paraqesë ankimimin me shkrim pranë AKP-së 5 ditët e para nga shpallja e rezultatit. AKP nga ana e saj, pasi ka shqyrtuar kërkesën është e detyruar që brenda 30 ditëve t'i kthejë profesionistit një përgjigje të argumentuar. Megjithatë për ndryshimin e rezultatit do të duhet një vendim nga Komisioni Provimit të Ricertifikimit. (Klikoni këtu per te pare materialin e plotë)


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>