News

nën242015

Urdhri i Farmacistëve rrezikon të ndëshkohet me gjobë nga Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi nëse brenda kësaj jave nuk tërhiqet nga neni 19 i statutit

tags: QKEV, QSUT

Drejtoria e hetimit pranë Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi i ka kërkuar UFSH të heqë nenin 19 në statutin e ndryshuar, pasi sipas këtij institucioni diskriminon drejtuesit teknikë të farmacive. Në rast të kundërt, brenda këtij afati Urdhri duhet të nisë procedurat ligjore për të kundërshtuar këtë vendim të Komisionerit. I kontaktuar nga Doktor33.al në drejtorinë e hetimit pranë Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi, z.Artan Xhindi shpjegon se janë duke e ndjekur këtë çështje dhe presin reagimin e UFSH
"Pas rekomandimit të dërguar nga ana jonë, UFSH na ka sjellë një përgjigje ku thotë se janë në pritje të zbardhjes së vendimit të Gjykatës Administrative të Apelit, sipas të cilit neni 19 duhet të shpallet i pavlefshëm. Ndërkohë institucioni i Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi i ka lënë afat deri në fund të kësaj jave për të vepruar. Në rast të kundërt ne do të zbatojmë të drejtën që na njeh ligji duke e ndëshkuar me gjobë UFSH", shprehet z. Xhindi.

Kjo gjobë në bazë të ligjit fillon nga 60 mijë lekë. Ndërkohë edhe Avokati i popullit i ka dërguar më herët Këshillit Kombëtar të UFSH dhe UFSH-së një rekomandim për të ndryshuar nenin 19 pasi konsiderohej i jashtëligjshëm dhe shkelte të drejtat e drejtuesve teknikë të farmacive. I kontaktuar nga Doktor33.al, z.Alket Jaupi jurist pranë Avokatit të Popullit shprehet se: "UFSH dhe Këshilli Kombëtar i UFSH kanë  kundërshtuar ketë vendim të AP me argumentin se nuk cenojnë askënd, ndërkohë që kanë kthyer dhe një përgjigje së fundmi se do të zbatojnë vendimin e Gjykatës Administrative të Apelit, i cili kërkon shpalljen të pavlefshëm të nenit 19 të statutit të ndryshuar, ashtu siç ne i kishim paralajmëruar. E rëndësishme është që ai nen do të hiqet", shprehet Jaupi.

Por, UFSH si ent publik dhe Këshilli Kombëtar i saj janë të detyruar të zbatojnë çdo vendim të institucioneve të tjera publike, siç janë në këtë rast Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi dhe AP. Përveç ndëshkimit me gjobë ata kanë të drejtë të kërkojnë ndjekje penale për mos respektuesit e ligjit.

Përgatiti: Alma Demiraj


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>