News

pri212015

Pezullimi i licensës për mungesë kreditesh! Ish kreu i Urdhrit të Mjekëve: Vendim absurd

tags: QKEV, QSUT, testim
Pas shtyrjes së afatit për ankimim të mjekëve të cilët kanë rezultuar me 0 kredite apo nuk i kanë plotësuar të 150 kreditet në 5 vjet, i mbetet Urdhrit të Mjekëve që për ata që nuk kanë përmbushur detyrimet t'u pezullojë licensën e ushtrimit të profesionit. Sipas kreut të QKEV-së, zj.Entela Shehu, ky proces do të nisë në datën 10 maj kur dhe të jenë përpunuar të dhënat për ata mjekë që do të përfitojnë nga shtyrja e afatit dhe të kenë dalë rezultatet përfundimtare. Por ish kreu i Urdhrit të Mjekut Dine Abazi i pyetur nga Doktor33.al në lidhje me këtë vendim shprehet se është absurde t'u heqësh licencën mjekëve për mungesë kreditesh. "Kreditet nuk janë kriter për të hequr licensën e mjekëve. Këta mjekë nuk i morën këto kredite për faj të tyre apo për faj të institucioneve shëndetësore? Kush bëri një analizë se si i morën kreditet ata që rezultuan se i kishin plotësuar detyrimet? Ministria e Shëndetësisë duhet t'u krijojë kushte mjekëve të marrin pjesë në konferenca shkencore, t'i sponsorizojë udhëtimet e të tjera -, shprehte ish kreu i Urdhrit të Mjekëve Dine Abazi.
Abazi aludon se shumë nga mjekët që kanë rezultuar me detyrime të përmbushura kanë paguar në mënyrë të kundraligjshme për ti siguruar kreditet. Ndaj mungesa e krediteve nuk përbën arsye për t'u pezulluar licensën mjekëve. 

Përgatiti: Alma Demiraj

Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>