News

pri212015

Zgjidhet kreu i ri i Urdhrit të Mjekut. Ikën Dine Abazi, zgjidhet Fatmir Ibrahimaj

tags: QKEV, QSUT, testim
Është zgjedhur në krye të Urdhrit të Mjekëve pediatri nga Vlora Dr.Fatmir Ibrahimaj. Ditën e premte është mbledhur Këshilli Kombëtar i Urdhrit të Mjekut ku anëtarët e këtij këshilli kanë votuar për kreun e ri që do të drejtojë Urdhrin e Mjekëve për 5 vjet.
Kreu i ri  i Urdhrit të Mjekëve është zgjedhur me 18 vota nga 23 të mundshme në Këshillin Kombëtar të Urdhrit të Mjekëve. Ai ka qenë në garë me drejtoreshën e qendrës së transfuzionit të gjakut Dr.Valbona Doci, Dr.Maksim Basho dhe ish Zv.ministrja e Shëndetësisë Zamira Sinoimeri. Dy zonjat janë tërhequr nga gara me dëshirëne tyre, ndërkohë që Dr.Basho nuk ka marrë asnjë votë.
Dr.Fatmir Ibrahimaj ka mbajtur pozicionin e Presidentit të Urdhrit Rajonal të Mjekëve në Vlorë për dy mandate. Më herët ai ka qenë pjesë e komisionit disiplinor që në fillimet e veta të Urdhirt të Mjekëve.
Asmableja Kombëtare e Urdhrirt të mjekëve ka votuar më parë që Dr.Ibrahimaj të bëhej pjesë e Këshillit Kombëtar ku mori 48 vota pro nga 51 vota që u kosideruan të vlefshme. I pyetur nga Doktor33.al ai deklaron se do të zhvendoset nga Vlora për ta drejtuar në Tiranë Urdhrin e mjekëve.

Përgatiti: Alma Demiraj

Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>