News

tet172015

Publikohen datat e regjistrimit në Provimin e Shtetit, si dhe formulari i aplikimit

tags: UMSH, Mjekë

Duke filluar nga data 26 tetor e deri më 13 nëntor 2015, mjekët e përgjithshëm do të kenë mundësi të regjistrohen në Provimin e Shtetit, i cili sipas rregullores parashikohet të zhvillohet në dhjetor 2015. Regjistrimi do të kryhet pranë zyrave të Këshillit Kombëtar të Urdhrit të Mjekëve. Ndërkaq në njoftimin e Urdhrit të mjekëve është dhënë dhe lista e dokumenteve  që mjekët duhet të paraqesin për provim: *kërkesa me shkrim për regjistrim; *formulari i aplikimit për pranimin në provim (klikoni këtu për ta shkarkuar dhe printuar); *fotokopje  e kartës së identitetit; *fotokopje e noterizuar e diplomës së universitetit; *fotokopje e noterizuar e suplementit të diplomës ose në mungesë të tij lista e notave e noterizuar; *libreza e praktikës profesionale (e plotësuar) lëshuar nga Këshilli Kombëtar i UMSH-së; *raporti mjekoligjor; *dëshmi penaliteti; *vërtetim nga prokuroria që nuk është në ndjekje penale; *dy fotografi me përmasa pasaporte.

Ndërsa për të gjithë kandidatët që e kanë dhënë edhe më parë Provimin e Shtetit por nuk kanë arritur ta marrin atë, është e nevojshme që të rinovojnë këto dokumente: *dëshmi penaliteti; *vërtetim nga prokuroria që nuk është në ndjekje penale; *dy fotografi me përmasa pasaporte.

Hyjnë në Provimin e Shtetit të gjithë mjekët e diplomuar që janë regjistruar provizorisht në Këshillin Kombëtar të UMSH-së dhe kanë përfunduar praktikën profesionale 3 mujore". Ndërkaq Agjencia Kombëtare e Provimeve bën me dije rregullat që duhet të kenë parasysh pjesëmarrësit në provim.
1. Të paraqiten 40 minuta para fillimit të provimit
2. Të kenë me vete kartë identiteti ose pasaportë
3. Të kenë me vete faturën e pagesës së tarifës për Provimin e Shtetit për llogari të AKP-së sipas herës së pjesëmarrjes në provim
4. Në rast ndryshimi të mbiemrit, kandidati duhet të paraqesë certifikatën që vërteton këtë ndryshim.


 


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>