News

maj212019

UMSH: Ndryshimet në kodin penal. Të përcaktohet kur është gabim mjekësor dhe kur neglizhencë, ndryshe nuk vlen

Ndryshimet e reja në kodin penal, që vijnë si draft propozimesh nga Ministria e Shëndetësisë, pas konsultimeve me ekspertët, depenalizojnë gabimin mjekësor dhe dënojnë në mënyrë të përshkallëzuar neglizhencën në mjekim. Presidenti i Urdhrit të Mjekut, Fatmir Brahimaj, thotë se propozimet vijnë në mbështetje të kërkesave të kahershme të komunitetit të mjekëve, por ato nuk saktësojnë kufijtë ndarës të koncepteve mes neglizhencës në mjekim dhe gabimit mjekësor.
"Në pamje të parë, duket se plotësohet kërkesa e mjekëve, por nëse nuk përcaktohet çfarë është gabim mjekësor dhe çfarë neglizhencë, atëherë do të shkojmë përsëri te mjekimi i pakujdesshëm dhe nuk do të realizohet qëllimi për të cilin u bënë këto ndryshime në kod. Duhet përcaktuar se cili është gabim mjekësor dhe cili, neglizhencë", shprehet kreu i UMSH-së.

Por, ku dallohet gabimi mjekësor nga neglizhenca në mjekim?

"Gabim mjekësor është kur mjeku kryen të njëjtën procedurë mjekësore te të gjithë, sipas protokollit të miratuar, por tek x pacient nuk shkon mirë, pra, dështon. Për këtë, nuk ka pse dënohet mjeku. Ndërsa neglizhenca ka të bëjë me mosbërjen apo bërjen e veprimeve të papërgjegjshme për të cilat mjeku e di që do të dështojë", shpjegon Dr. Fatmir Brahimaj.

Duke qenë se në vendin tonë nuk ka gjykata profesionale, ose mjekësore, Urdhri i Mjekut propozon që kompetenca e gjykimit të jetë më e gjerë. Në Kod, parashikohet për herë të parë që dhuna ndaj bluzave të bardha të dënohet nga 1 deri në 5 vite heqje lirie, ndërsa për kanosjen e mjekut, dënimi dyfishohet. Kundërvajtje penale cilësohet edhe "pengimi i ushtrimit të detyrës së mjekut". Për shkak të defekteve të ligjit, vetëm gjatë vitit 2015 është shënuar edhe numri më i lartë i mjekëve të ndaluar përgjatë 20 viteve të fundit.


Alma Demiraj


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>