News

maj102019

Kodi i ri penal: burg 1 deri në 5 vjet për cilindo që dhunon mjekun

Rastet e fundit të dhunës ndaj mjekëve, por jo vetëm, çuan në disa ndryshime të kodit penal. Këto ndryshime ashpërsojnë masat në rastet e dhunës ndaj profesionistëve të shëndetit, si dhe vendosin linjën e qartë ndarëse mes atij që është gabim mjekësor dhe neglizhencës në mjekim.
"Në Kod, do të parashikohet për herë të parë që dhuna ndaj profesionistëve të shëndetit është e dënueshme nga 1 deri në 5 vjet heqje lirie. Gjithashtu, parashikohet një rëndim i dënimit për kanosjen e mjekut, duke shtuar në ligj një paragraf të ri, që dyfishon dënimin për kanosjen e tyre".

Një nen i ri i shtuar në kod është ai për kundërvajtje penale për "pengimin e ushtrimit të detyrës së profesionistit shëndetësor", çka do të ofrojë një mbrojtje shtesë për të gjithë personelin mjekësor.

Por, në kod ka ndryshime edhe përsa i përket gabimit mjekësor apo neglizhencës së mjekëve. Këto dy fenomene do të ndahen nga njëri-tjetri. Kjo ka qenë një kërkesë e hershme e mjekëve për të dekriminalizuar gabimin mjekësor. Sipas kodit të ri penal, gabimi mjekësor është hequr si vepër penale, por neglizhenca në mjekim dënohet në mënyrë të përshkallëzuar, në varësi të shkallës së dëmtimit të pacientit.

Mjekimi i pakujdesshëm e dënonte mjekun ose personelin tjetër mjekësor deri në 5 vjet. Në ndryshimet e propozuara, mjekimi i pakujdesshëm është hequr si vepër penale, ndërsa neglizhenca në mjekim do të jetë e dënueshme, por ndryshe nga më parë, do të ketë përshkallëzim të ndëshkueshmërisë për rastet e neglizhencës mjekësore. Më parë, neni 96 i kodit penal ishte përgjithësues dhe ndëshkonte me të njëjtën ashpërsi si veprime të cilat sjellin pasoja minimale për shëndetin e pacientit, ashtu edhe veprime që çonin në gjymtime apo pasoja fatale në shëndetin e pacientit.

Një ditë më parë në parlament u miratuan ndryshimet ligjore në ligjin e kujdesit shëndetësor.
Sipas këtij ligji, tanimë do të jetë auditi klinik ai që do të garantojë ndjekjen e çdo rasti, që nga momenti i diagnostikimit e deri në trajtim të pacientëve sipas protokolleve të mjekimit, gjë që do të sjellë më shumë cilësi në shërbimet e kujdesit shëndetësor.


Alma Demiraj


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>