News

dhj222015

Arrestohet infermieri, nuk asistoi pacientin që ndërroi jetë gjatë transportit për në QSUT

tags: IRC

Policia e Lezhës ka vënë sot nën pranga një infermier të spitalit të këtij qyteti duke e akuzuar për neglizhencë gjatë ushtrimit të detyrës.

Shtetasi K.D., 31 vjeç, i cili punonte si infermier pranë Urgjencës së Spitalit të Lezhës është arrestuar,  pasi një ditë më parë gjatë transportimit me autoambulancë nga Spitali Lezhës drejt Qendrës Spitalore Nënë Tereza në Tiranë të një 78-vjeçari të sëmurë, nuk qëndroi në një vend me të, por në kabinën e drejtuesit të mjetit.

Gjatë rrugës për në Tiranë pacienti i moshuar me inicialet G.B., ndërroi jetë duke mos pasur asnjë mbikëqyrje mjekësore ndonëse ndodhej brenda një autoambulance.

Me çështjen do të merret Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Lezhë bazuar në veprën penale të "Shpërdorimit të detyrës", të parashikuar në Kodin Penal shqiptar.


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>