gus222014
Metformina mund të përdoret edhe në kushtet e insuficencës renale kronike
Në rastet me insuficiencë renale kronike (IRC) përdorimi i metforminës duhet të kontrollohet. Ajo ka tendencë të akumulohet, por ndonëse kjo nuk çon në acidozë laktike (AL), për të ruajtur nivelin plazmatikë të saj në nivelin e rekomanduar prej 10mg/ml është e përshtatshme të reduktohet doza. Këtë na e konfirmon
Richard O'Brien, studiues në Universitetin e Melburnit në Australi dhe bashkë-autor i një studimi të publikuar në Diabetic Medicine, revistë e
British Diabetic Association. Ai shton: "Për përcaktimin e sasisë së metforminës plazmatike shpesh e kemi të vështirë, prandaj matje e acidit aktik plazmatikë do të na ndihmonte të përcaktojmë edhe sasinë e metforminës së grumbulluar në pacientët diabetik me komplikacion IRC". Qëllimi i këtij studimi ishte që të shihej më me detaje veprimi i metforminës në këta pacientë me IRC të qëndrueshme si dhe të vendosej në balancë përdorii i saj pasi shqyrtimi i literaturës nxjerrë në pah se përdorimi i saj lidhet me në incidencë të ulët për vdekshmërinë kardio-vaskulare në krahasimë me hipoglicemiantët e tjerë. "Në këtë drejtim Al nga metformina është e rrallë, dhe me një raport të paqartë shkakësore "rinis autori Australian, i cili së bashku me kolegët kanë rishikuar studimet mbi mbidozimin nga metformina dhe bio-disponueshmërinë e saj në rastin e IRC, në kërkim të provave për të mbështetur një përdorim më pak të kufizuar të barit. "Në rastet e mbidozimit me AL ku pH është më i ulët se 7,21 dhe acidi laktik plazmatikë më i lartë se 11mmol/l ndodhë vetëm në rastet kur niveli plazmatik i metforminës shkon në 40mg/l (pra 4 herë më e lartë se norma) dhe jo në të gjithë rastet" shprehet studuesi, duke theksuar se ac. Laktik është një tregues i mirë i pH: nivelet plazmatike <4,7 mmol/l lidhen me një pH> 7,3, dhe për nivelet plazmatike <3,5mmol/l me shumë mundësi niveli I metforminës shkon në <10mg/l. " Në rastet me IRC monitorimi i terapisë me metforminë nëpërmjetë ac.laktik, duke ndërprerë terapinë vetëm në vlerat >3,5 mmol/l, të jetë një alternativë e llogikshme duke u bazuar në rekomandimet aktualë. Për më tepër, niveli i metforminës plazmatike mund të parashikohet nga shkalla e filtrimit glomerular (EGFR) dhe doza e administruar e Metforminës, për shembull për një EGFR e30 ml /min dhe 2000 mg /ditë ë, niveli i parashikuar i metforminës në plazmë është 6.8 mg / dl, pra nën pragun e sigurisë të 10 mg /l. Avantazhi i të siguruarit të pacientit me IRC të qëndrueshme, përfitimet nga përdorimi i metforminës tejkalon rrezikun për Al në këta pacientë", përfundon O'Brien.