Mjekësi e përgjithshme

gus192014

"Choosing Wisely", pesë gabime për tu shmangur në fushën e nefrologjisë

Edhe Shoqëria Amerikane e Nefrologjisë i është bashkuar "Choosing Wisely (Zgjedhja e Mençur)", duke siguruar listën e vet me Top 5 procedurat që kryhen normalisht por që duhet të shmangen, sepse cilësohen si të panevojshme, të shtrenjta dhe ndonjëherë të rrezikshme.
Ato janë: 
1) Të mos kryhen kontrolle rutinë për tumor në pacientët e dializës me jetëgjatësi të kufizuar, pa simptoma dhe që nuk janë kandidat të transplant. Ekzaminime të tilla nuk rritin mbijetesën, ndërsa rezultatet fals-pozitive mund të mund të çojnë në ndërhyrje dhe ekzaminime të mëtejshme të panëvojshme, në diagnoza të gabuara apo në shtim të stresit.
2) Mos përshkruani agjentë që stimulojnë eritropoiezën në pacientët me nefropati kronike kur niveli i hemoglobinës është mbi 10g/dl dhe që nuk kanë simtoma të anemisë. Në vend të kësaj duhet të ruani  hemoglobinën në nivelin më të ulët, duke minimizuar transfuzionet dhe të përmbushni më së miri nevojat e pacientit.
3)Shmangni përdorimin e AIJS-ve (anti-inflamtoret josteroid), përfshirë këtu edhe COX-2 selektivët, për të trajtuar dhembjen muskulo-skelektike në pacientët hipertensivë me dekompensim kardiak ose insufiçencë renale kronike (IRK) me etiologji të çfarëdoshme përfshirë diabetin. Barna  të tillë mund të rritin presionin e gjakut, duke i bërë antihipertensiveët më pak efektive, dhe të shkaktojnë mbajtjen e lëngjeve duke çuar në përkeqësim të funksionit të veshkave.
4) Mos vendosni këteter central në rrugët perferike  (PICC) në pacientët me IRK të stadit III-V pa u konsultuar me nefrologun. Ruajtja e rrugëve venoze është thelbësore në këta pacientë, në të cilët fistulat artero-venoze (AVF) përbëjnë rrugën më të mirë për hemodializë, pa dhënë shumë komplikime dhe me vdekshmëri më të ulët në krahasim me graft-et apo kateterët. Një konsultë e hershme me nefrologun, në fillim të hemodializës rrit përdorimin e AVF dhe mund të shmang përdorimin e panevojshëm të PICC i cili shkakton tromboza dhe shpimet e shpeshta venoze.
5) Mos nisni dializën kronike pa garantuar konsultë me mjekë të ndryshëm dhe me familjarët e pacientëve. Gjithashtu duhet të informohen me procedurën që do të kryhet, rreziqet dhe të mirat që ajo sjell.

Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>