News

kor282016

Sot Dita Botërore e Hepatitit. OBSH: Vetëm 1 në 20 persona e di që është prekur

Duket e pabesueshme por 95% e personave me infeksion të hepatitit B ose C në të gjithë botën nuk e dinë që janë të infektuar. Arsyeja pse ndodh kjo është se njerëzit mund të jetojnë pa simptoma për shumë vite, por kur zbulojnë se kanë hepatit shpesh është shumë vonë për një trajtim plotësisht efikas. Faktin e pohon Organizata Botërore e Shëndetësisë me rastin e World Hepatitis day 2016 që shënohet më 28 korrik. Sot vetëm 1 në 20 të prekur nga hepatiti viral e di që është bartës dhe vetëm 1 në 100 persona me këtë sëmundje është në trajtim, prandaj OBSH i mëshon rëndësisë për të zhvilluar dhe përhapur informacionin mbi sëmundjen duke rritur aksesin në ekzaminime dhe trajtim.

"Bota e ka injoruar hepatitin duke u bërë pre e rrezikut, - shprehet Margaret Chan, drejtore e përgjithshme e OBSH. - Ka ardhur koha të mobilizohemi dhe të ofrojmë një përgjigje globale ndaj hepatitit siç është bërë për sëmundje të tjera të transmetueshme si HIV/AIDS apo tuberkulozi". 

Në të gjithë botën vlerësohet se janë të infektuar me hepatit B dhe C 400 milionë persona, dhjetë herë më shumë se personat e infektuara me HIV.
Në maj të 2016-s, kujton OBSH, gjatë Asamblesë Botërore të Shëndetësisë, 194 shtete kanë ndërmarrë për herë të parë një strategji sektoriale mbi hepatitin viral dhe kanë rënë dakord për objektivat e para globale. Strategjia përfshin shënjestrën e trajtimit të 8 milionë personave për hepatitin B dhe C brenda 2020-s. Objektivi afatgjatë fokusohet në reduktimin e infeksioneve të reja hepatike virale me 90% dhe po ashtu numrin e vdekjeve për shkak të hepatitit me 65% brenda vitit 2030.

Strategjia është ambicioze, por instrumentet për të arritur objektivat janë tashmë, - pohon OBSH. - Një vaksinë efikase dhe trajtimi për hepatitin B tashmë ekziston. Nuk ka ende një vaksinë për hepatitin C, por emetimi i barnave në rrugë orale, të quajtur antiviralë me veprim të drejtpërdrejtë, ka bërë të mundur kurimin e më shumë se 90% të pacientëve brenda 2-3 muajve. Megjithatë në shumë vende, politikat aktuale rregullatore dhe çmimet e barnave e kanë bërë trajtimin të paarritshëm nga pjesa më e madhe e njerëzve.  
"Duhet të veprojmë tani që të mos lejojmë të vdesin njerëz në mënyrë të panevojshme nga hepatiti", thotë Dr. Gottfried Hirnschall, drejtor i departamentit të HIV/AIDS në OBSH dhe programit të Hepatitit global.

 


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>