News

pri202017

Çel nesër punimet Konferenca e Shkencave Mjekësore IV, risitë dhe programi

Në datat 21-23 prill 2017, në ambientet e Tirana International Hotel, do të zhvillohet Konferenca e Shkencave Mjekësore IV, e organizuar nga Universiteti i Mjekësisë Tiranë dhe fakultetet e tij, në bashkëpunim me KSUMT, Organizatën "Brainstorm", universitetet "Aldent", "Zoja e Këshillit të Mirë", "Albanian University", Urdhrat Profesionale dhe me mbështetjen e Ministrisë së Arsimit e Sportit, Ministrisë së Shëndetësisë, Qendrës Spitalore Universitare "Nënë Tereza" dhe Institutit të Shëndetit Publik.
Kjo konferencë realizohet për të katërtin vit radhazi duke u bërë tashmë një traditë dhe pikë bashkimi e profesionistëve të shkencave mjekësore nga Shqipëria dhe i gjithë rajoni. Këtë vit do të zhvillohet në tri ditë, në 4 salla paralele, ku çdo fakultet do të ketë mundësinë të zhvilloje konferencën e vet me lektorë të fushës. Përkatësisht brenda kësaj konference do të jetë Konferenca Kombëtare e Mjekësisë, Konferenca Kombëtare e Infermieristikës, Konferenca Kombëtare e Mjekësisë Dentare dhe Konferenca Kombëtare e Farmaceutikës, ku do të bëhen tre lloje prezantimesh:

1. Prezantime nga profesorë të ndryshëm e profesionistë të specialiteteve të ndryshme.
2. Prezantime nga studentë të udhëhequr nga pedagogë.
3. Prezantime individuale poster.

Në total janë rreth 3000 pjesëmarrës, prej të cilëve 220 lektorë të fushave të shkencave mjekësore, ku 20 prej tyre janë profesorë të huaj, përkatësisht nga Universiteti "Ludwig Maximilians" dhe Qendra Universitare "Charité" në Gjermani, Universiteti "Tor Vergata", Universiteti i Akuilës dhe Universiteti i Barit në Itali, Universiteti i Zagrebit në Kroaci, si dhe nga Kosova.
Në këtë event kanë pohuar pjesëmarrjen e tyre Znj. Lindita Nikolla, Ministër i Arsimit e Sportit dhe Znj. Ogerta Manastirliu, Ministër i Shëndetësisë. Pritet pohimi përfundimtar lidhur me praninë e Kryeministrit të Shqipërisë  Z. Edi Rama.
Prof. Dr. Arben Gjata, Rektori i Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, Prof. Dr. Xheladin Draçini, Dekan i Fakultetit të Mjekësisë, Prof. Dr. Tatjana Çina, Dekan i Fakultetit të Shkencave Mjekësore Teknike, Prof. Asc. Edit Xhajanka, Dekan i Fakultetit të Mjekësisë Dentare, si edhe lektorë të huaj do të shtjellojnë një larmi temash në këtë konferencë të akredituar që ka 20 kredite për pjesëmarrësit pasivë dhe 40 kredite për ata aktivë.

 

Shfletoni këtu Programin e KKSHM IV.


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>