tet312017
Infermierët e ardhshëm kanë mangësi njohurish profesionale. Urdhri i Infermierit: Të ndryshohet kurrikula mësimore
Ata që kanë mbaruar studimet e larta për infermieri dhe duan ta ushtrojnë si profesion, kanë mangësi të theksuara në praktikë, në momentin që përballen me pacientin. Për tri ditë me radhë ata janë testuar pranë Urdhrit të Infermierit pasi kanë kryer 3 muaj praktikë. Sipas Kreut të Urdhrit rezultatet janë të dobëta, pasi nuk dinë as gjërat më elementare.
"Rezultatet nuk janë të kënaqshme. Një infermier që nuk di të masë tensionin, një infermier që nuk di të bëjë një injeksion, nuk mund të kalojë dhe fatkeqësisht ka shumë raste të tilla".
Ky testim bëhet më parë se 800 kandidatët që kanë mbaruar këtë vit studimet e larta për infermieri të paraqiten për të dhënë provimin në Agjencinë Kombëtare të Provimeve dhe për të qenë më pas të gatshëm për të aplikuar në portalin e infermierit. Por në çdo 100 vetë, 40 prej tyre nuk e kanë kaluar provimin dhe janë të detyruar të kthehen edhe njëherë në institucione shëndetësore për të bërë praktikë për tre muaj të tjerë. Por, përveç përgjegjësisë individuale të secilit, Presidenti i Urdhrit të Infermierit fajëson programet mësimore të shkollave tona, qofshin ato publike dhe jo publike ."Është mangësi e shkollave tona që ndryshe nga shkolla të tjera në Europë që mbështeten në njohuritë profesionale i kanë dhënë drejtim shkencor duke lënë pas dore ato profesioanle", shprehet Skënderi
Për Skënderin ndryshimi ndërmjet atyre që kanë studiuar në shkollat publike dhe atyre private është i vogël. Por ai thekson se kurrikulat mësimore duhen njehsuar me ato të shkollave në vendet europiane.
Alma Demiraj