News

qer292018

Tërhiqet Ministra e Arsimit: Infermierëve nuk do t'u mbahet paga!

Çështja e mosnjohjes së masterit të 4000 infermierëve që kanë mbaruar studimet në periudhën 2002-2006 duket se do të marrë zgjidhje në favor të infermierëve. Ministria e Arsimit, nëpërmjet një deklarate, ka njoftuar se është ngritur një grup pune në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë për të gjetur një zgjidhje. Në deklaratë sigurohen infermierët se nuk do t'u mbahen para nga paga e tyre.

 

"Sigurojmë infermierët se nuk duhet të kenë asnjë shqetësim për pagat e tyre dhe as për kohëzgjatjen dhe vitet e studimit, pasi po i japim një zgjidhje ligjore kësaj çështjeje", theksohet në deklaratën e MASH-it.

 

Ligji i ri i arsimit të lartë penalizonte 4000 infermierë të cilët duhej të kthenin para nga pagat që kishin marrë, pasi ishin paguar sikur kishin përfunduar master shkencor ndërkohë që programi mësimor që ata kishin ndjekur në periudhën 2002-2006, përputhej me diplomën bachelor.

Kjo u kundërshtua edhe nga Urdhri i Infermierëve i cili e cilëson absurd këtë vendim pasi vende si Gjermania preferonin pikërisht këta infermierë që kishin ndjekur këtë program studimi ku përveç 7 semestrave teori, kishin frekuentuar edhe 6 muaj praktikë.

Urdhri i Infermierëve kërkon me insistim që në programin mësimor në Fakultetin e Infermierisë t'u jepet prioritet orëve të praktikës.

 

Alma Demiraj


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>