News

mar202018

Më 31 mars, testimi për infermierët

Pas shqyrtimit të dosjeve dhe dokumenteve përkatëse, janë shpallur tanimë pikët e kandidatëve që presin të testohen për t'u punësuar si infermierë, mami, fizioterapistë, teknikë imazherie dhe laboratori.
Janë gjithsej 1945 kandidatë ata që do të testohen për 416 vende të lira pune në këto profesione:

1376 infermierë
300 mami
59 fizioterapistë
98 teknikë imazherie
107 teknikë laboratori
5 logopedistë

Pasi janë publikuar pikët për secilin kandidat në http://infermierepershqiperine.al/, kandidatëve u janë lënë 5 ditë kohë me qëllim që të ankohen për renditjen, nëse mund të jenë bërë gabime në përllogaritje.
Më 29 mars, pritet të bëhet publike lista përfundimtare e kandidatëve që do të merren në testim. Testimi është planifikuar të jetë me shkrim dhe do të zhvillohet në katër qarqe: Tiranë, Shkodër, Elbasan dhe Vlorë.


- Në Tiranë, testimi do të zhvillohet në datën 31 mars.
- Për kandidatët e qarqeve Vlorë, Fier e Gjirokastër, testimi do të bëhet në Vlorë, në datën 2 prill.
- Për kandidatët e qarqeve Shkodër, Lezhë, Kukës, Dibër dhe Durrës, testimi do të jetë më 3 prill.
- Për kandidatët e Beratit, Korçës dhe Elbasanit, testimi do të zhvillohet në datën 4 prill.


Vetëm pasi të kenë kaluar këtë testim, kandidatët do të mund të punësohen në institucionet shëndetësore publike dhe jo publike.

 

Alma Demiraj


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>