News

mar232018

Çakordohet portali i Infermierit. Reagon Ministria e Shëndetësisë

    Pak ditë më parë u publikuan emrat e 1945 kandidatëve që plotësojnë kriteret për t'iu nënshtruar testimit që do të përcaktojë përfundimisht punësimin ose jo në sistemin shëndetësor. Por, portali i Infermierit ka pasur probleme, pasi është parë se në të është publikuar i njëjti emër, duke u renditur me pikë të ndryshme.

    Kjo ka ndodhur me disa kandidatë, gjë që e bën mosbesues portalin. Gjithashtu, fakti që një emër është përsëritur, tregon se lista nuk ka 1945 kandidatë, por më pak.

    Ministria e Shëndetësisë, e kontaktuar nga Doktor33.al lidhur me ketë problem, sqaron se nuk është shpallur ende lista përfundimtare pasi janë edhe 6 ditë të tjera në dispozicion, kohë që u është lënë kandidatëve për t'u ankuar.
    Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, vetëm pasi të shqyrtohen të gjitha ankesat e kandidatëve, do të përpilohet lista e tyre përfundimtare. Në datën 29 mars, del edhe lista e saktë e kandidatëve që do të testohen për 416 vende të lira pune, si: infermierë, fizioterapistë, logopedistë, teknikë imazherie dhe teknikë laboratori.

    Testimi për infermierët do të zhvillohet në datën 31 mars.

 

    Alma Demiraj


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>