gus92024
Urdhri i Mjekut kundërshton ndryshimet në ligj: nuk janë konsultuar me ne. Nga institucion i pavarur na kanë kthyer në departament të MSH-së
Pas botimit të ndryshimeve që u bënë në ligjin për Urdhrin e Mjekut në fletore zyrtare, sipas të cilave tanimë mjekët do të duhet të zgjedhin se ku do të punojnë në sistem publik apo privat, ka reaguar nëpërmjet një deklarate për shtyp Urdhri i Mjekut.
Për këtë, UMSH pritet të thërrasë Asamblenë Kombëtare për të dalë me një qëndrim zyrtar. Në deklaratë thuhet se ndryshimet e bëra në ligjin e Urdhrit të Mjekut e transformojnë tërësisht atë. Me këto ndryshime, Urdhri i Mjekut nga një institucion edukues, kthehet në ndëshkues e nga një ent publik jo buxhetor i pavarur, kthehet në një shtojcë apo departament i Ministrisë së linjës.
Urdhri i Mjekut u kërkon të gjitha organeve ligjvënëse dhe ligjzbatuese të rishikohet akti normativ dhe të bëhet një ligj i ri për UMSH në kuadër edhe te përputhshmërisë së legjislacionit tonë me atë të Bashkimit Evropian.
Kliko në këtë FAQE për të lexuar deklaratën.
Alma Demiraj