sht282018
Narvina Sinani, në krye të Agjencisë Kombëtare të Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore
Ministria e Shëndetësisë ka nisur ndryshimin e drejtuesve të institucioneve të rëndësishme në këtë fushë. Një ditë më parë është emëruar në krye të Agjencisë Kombëtare të Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore, Narvina Sinani.
Sinani është me profesion farmaciste dhe prej më shumë se dhjetë vjetësh, ka qenë shefe e farmacisë në Qendrën Spitalore Universitare "Nënë Tereza".
Institucioni që i është besuar zonjës Sinani ka një rëndësi të veçantë pasi kontrollon cilësinë dhe sigurinë e barnave, si ato që tregtohen në tregun e lirë farmaceutik, ashtu edhe ato që futen në vendin tonë për përdorim spitalor.
Ndryshimet në drejtimin e këtij institucioni vijnë menjëherë pas ndryshimeve që u bënë në një tjetër institucion të rëndësishëm në shëndetësi, siç është Fondi i Sigurimeve.
Alma Demiraj