News

pri302019

Prof. dr. Pajtim Lutaj: Ekspozimi i fëmijëve përpara ekranit nuk dëmton sytë, por zhvillimin

Ndonëse studime të deritanishme kanë paralajmëruar prindërit që të bëjnë kujdes me ekspozimin e fëmijëve përpara ekranit të telefonit, Ipadit apo televizorit për orë të gjata për shkak se u dëmton shikimin apo i detyron ata të përdorin syze optike, kjo, sipas mjekut okulist, nuk lidhet me shikimin.

Një raport i fundit i Organizatës Botërore të Shëndetësisë ka publikuar disa rekomandime për një ekspozim të moderuar përpara ekraneve. Sipas saj, një fëmijë i moshës 0-1 vjeç, nuk duhet të përdorë telefon, ipad apo të qëndrojë përpara ekranit të televizorit më shumë se një orë. Ndërsa për fëmijët nga 1 deri në 4 vjeç, OBSH-ja rekomandon që të mos qëndrojnë më shumë se tre orë në ditë përpara këtyre ekraneve.

Doktor33.al, bisedoi me mjekun okulist prof. dr. Pajtim Lutaj në lidhje me këtë problem jo vetëm të shoqërisë shqiptare:

"Këto rekomandime nuk kanë të bëjnë me sytë pasi ekranet nuk i dëmtojnë sytë, por se qëndrimi përpara ekranit nuk motivon lëvizjen e aktivitetin fizik i cili këshillohet të jetë 3 orë në ditë. Aktiviteti fizik zgjat orarin dhe përmirëson cilësinë e gjumit", shprehet prof. dr. Lutaj.

Dhe, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në vende të tjera kjo është mënyra më e thjeshtë që zgjedhin nënat e lodhura nga përditshmëria e tyre rutinë, me fëmijën e tyre, duke i lënë telefonin në dorë për të dëgjuar muzikë apo për filma të animuar me shumë ngjyra, që i tërheqin vëmendjen fëmijës.


Alma Demiraj


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>