News

gus22019

Qendra Kombëtare e Urgjencave: Sezoni turistik, 15 aksidente në ditë

412 aksidente dhe 2 të mbytur vetëm gjatë muajit korrik. Qendra Kombëtare e Urgjencave u bën thirrje qytetarëve për më shumë kujdes për jetën e tyre dhe për jetën e tjetrit.

Fluksi i lëvizjeve, por edhe pakujdesia e drejtuesve të automjeteve, kanë bërë që vetëm në muajin korrik të regjistrohen shumë aksidente. Numri më i madh i aksidenteve është shënuar në kryeqytet, me 133 të tilla, ndërkohë që nuk mbeten pas zonat bregdetare, të cilat kanë vetëm një rrugë kalimi. Mesatarisht, përllogariten 10 aksidente në ditë, ndërsa në fundjavë, regjistrohen 15 të tilla.

"Kujdes kur konsumoni një gotë alkool, kur jeni të lodhur apo të përgjumur, pasi dëmtoni veten, familjen, por dhe njerëz të tjerë. Shumica e aksidenteve janë shkaktuar nga pakujdesia apo shkelja e rregullave të qarkullimit", thekson Skënder Brataj, i Qendrës Kombëtare të Urgjencave Mjekësore.

Në çdo sezon turistik ka të mbytur në det dhe kjo, për shkak të mos respektimit të disa rregullave të thjeshta.

"Mbytjet zakonisht ndodhin për shkak se nuk njohin zonën, rrymat detare, por ka nga ata që vuajnë nga sëmundje kardiake dhe pasi kanë qëndruar gjatë në diell, futen në ujë, ku temperaturat lëvizin gati me 50%, duke shkaktuar arreste kardiake", thekson dr. Brataj.


Aksidentet sipas qyteteve kryesore:

📌 Tiranë: 133 aksidente
📌 Durrës: 46 aksidente
📌 Berat: 2 aksidente
📌 Delvinë: 5 aksidente
📌 Elbasan: 20 aksidente
📌 Ersekë: 1 aksident
📌 Fier: 19 aksidente
📌 Gjirokastër: 9 aksidente
📌 Gramsh: 1 aksident
📌 Has: 1 aksident
📌 Kavajë: 9 aksidente
📌 Kurbin: 2 aksidente
📌 Korçë: 20 aksidente
📌 Kukës: 1 aksident
📌 Librazhd: 6 aksidente
📌 Lezhë: 7 aksidente
📌 Lushnje: 12 aksidente
📌 Malësi e Madhe: 5 aksidente
📌 Mirditë: 3 aksidente
📌 Mat: 1 aksident
📌 Pogradec: 7 aksidente
📌 Peqin: 2 aksidente
📌 Shkodër: 29 aksidente
📌 Skrapar: 2 aksidente
📌 Sarandë: 21 aksidente
📌 Tepelenë: 9 aksidente
📌 Tropojë: 3 aksidente
📌 Vlorë: 35 aksidente

 

Alma Demiraj


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>