News

gus162019

Ethet hemorragjike. Preken 5 vetë në Shqipëri. Një i ri ka humbur jetën

Një djalë 33 vjeç nga Korça humbi jetën në Shërbimin Infektiv për shkak se u prek nga ethet hemorragjike me sindromë renale, të cilat përhapen nga miu. Kjo sëmundje ka prekur 5 vetë në vendin tonë.

Shefja e Shërbimit Infektiv në QSUT, prof. Najada Como thotë se kanë qenë dy raste të shtruara në reanimacionin e Shërbimit Infektiv. Njëri falë shërbimit dhe asistencës së mjekëve për gati tre javë, arriti të mbijetonte, ndërsa një tjetër humbi jetën. Simptomat e ethes hemorragjike, apo siç njihen në popullatë, ethet e miut, janë: temperaturë e lartë, dhimbje artikulacionesh, gjakderdhje nga hundët dhe nga goja, të cilat, mjekët thonë se nuk duhen neglizhuar.

Zonat e prekura nga ethet hemorragjike që përhapen nga miu në vendin tonë janë kryesisht ato malore, si: Tropojë, Kukës, Korçë, Ersekë. Ndaj, mjekët i këshillojnë banorët e këtyre zonave të bëjnë kujdes me ushqimet, në mënyrë që të mos kontaminohen nga minjtë, të cilët nuk preken vetë nga kjo sëmundje, por e përhapin atë te njerëzit.


Alma Demiraj


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>