News

shk212020

3000 mjekë shqiptarë në Europë. Vetëm në Gjermani kanë ikur 1000 vetë

Ministria e Shëndetësisë: Po bëjmë gati një paketë mbështetëse me lehtësira fiskale

 

Mjekët shqiptarë çdo ditë e më shumë po synojnë vendet e Bashkimit Evropian, ku vendin e parë duket se e mban Gjermania. Mjekët shqiptarë që punojnë në Evropë, janë organizuar dhe kanë krijuar Federatën e Mjekëve Shqiptarë në Evropë, me të cilën së fundmi kanë realizuar edhe një studim.

"Nga të dhënat tona rezulton se në spitale të vendeve të ndryshme të Evropës punojnë rreth 3000 mjekë, ndërsa vetëm në Gjermani kanë ikur 1000 mjekë shqiptarë. Ikja e mjekëve ka nisur që me liberalizmin e vizave dhe ndër arsyet përse ata lënë spitalet shqiptare janë pagat e ulëta, mjeku shqiptar është i pambrojtur, nuk i lihet hapësirë për të bërë karrierë dhe kushtet në të cilat punon ata janë shumë të vështira", shprehet Elona Haubrich, nga Federata e Mjekëve Shqiptarë në Europë.
 
E gjendur para faktit të largimit të mjekëve çdo ditë dhe mungesave që po krijohen në sistemin shëndetësor shqiptar, ministria e Shëndetësisë thotë së tanimë, përveç bonusit që pritet të rritet, po bëhet gati një paketë mbështetëse për kthimin e mjekëve në Shqipëri, që do t'i lehtësojë nga barra fiskale ata, por edhe mjekët vendas.
"Po përgatitet një paketë e plotë mbështetëse konkrete për kthimin e mjekëve shqiptarë të diasporës, që nga bonusi dhe stimulimet financiare, mbështetje për strehim, lehtësi fiskale dhe një kontratë që do të përmbushë pritshmëritë që ju keni", u shpreh ministrja e Shëndetësisë, Manastirliu, në konferencën "Mjekë në Diasporë".

Drejtues të Federatës së Mjekëve në Evropë deklaruan se paga e një mjeku në Gjermani apo vende të tjera të Evropës varion nga 4500 deri në 10 mijë euro, në varësi të specializimit apo gradave që ka. Por fakt është që në këto vende ku mjeku është i mbrojtur, ka kushte shumë të mira pune, por njëkohësisht, paguan edhe taksa të larta.

 

Alma Demiraj


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>