News

mar192020

Vdesin tre mjekë të tjerë në Itali. Shkon në 13, numri i përgjithshëm. Conte: "Masat kufizuese do të zgjaten".

"Bllokimi i përgjithshëm po funksionon. Tashmë, e kemi shmangur rrëzimin e sistemit", ka shpjeguar kryeministri italian. Gjatë natës, Banka Qendrore Europiane ka dhënë një shumë të re prej 750 miliardë eurosh, ndërkohë që, AIFA ka dhënë alarmin: "Mungojnë barnat nëpër spitale. Nisin masat e jashtëzakonshme".

Masat e ngurta të marra nga qeveria për të luftuar emergjencën e coronavirusit, që nga bllokimi i shumë veprimtarive tregtare deri në mbylljen e shkollave, "nuk ka zgjidhje tjetër përveçse të shtyhen".

Kjo u njoftua nga Kryeministri Giuseppe Conte, gjë për të cilën ministrja e Arsimit, Azzolina, është shprehur: "Do të shkojë përtej 3 prillit". Ndërkohë, edhe tre mjekë të tjerë kanë vdekur nga coronavirusi: totali kështu shkon në 13 mjekë.


Burimi: MEDIASET


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>