News

jan272021

Shumë shpejt, një tampon i dytë për mjekun Pipero

15 ditë pasi injektoi dozën e parë të vaksinës anti-Covid Pfizer, mjeku infeksionist Pëllumb Pipero është infektuar me coronavirus.

Dr. Pipero tha se kishte pasur disa simptoma të lehta si dhimbje koke, temperaturë subfebrile dhe me këmbënguljen e kolegeve, ka shkuar në ISHP për të bërë tamponin e gripit, por njëkohësisht e kanë testuar edhe për Covid dhe tamponi i tij ka rezultuar pozitiv.

Aktualisht, dr. Pipero është në gjendje të mirë shëndetësore dhe e ka marrë me sportivitet infektimin duke u shprehur se kjo mund të shërbejë si dozë e dytë e vaksinës e cila ishte planifikuar pas 21 ditësh nga doza e parë, pra, në ditët e para të muajit shkurt. Ndërkohë, ekspertët e Institutit të Shëndetit Publik, të pyetur në lidhje me infektimin e doktorit, thonë se rasti i Piperos konfirmon atë që ata kane thënë më herët, se pas dozës së parë të vaksinës mund të infektohesh dhe duhet bërë kujdes, njëlloj sikur nuk ke injektuar vaksinë, pasi sipas tyre, mbrojtja e vaksinës fillon një javë pas dozës së dytë. Por, antitrupat fillojnë të krijohen edhe pas dozës së parë. Kjo do të bëjë që dr. Pipero të manifestojë simptoma të lehta.

Nga ana tjetër, për dr. Piperon do të kryhet një tjetër tampon pas 72 orësh, për ta konfirmuar përfundimisht që është i prekur nga Covid-19 apo këto simptoma që po kalon aktualisht, janë efekte anësore që i ka shkaktuar doza e parë e vaksinës që ai ka bërë më 11 janar.


Alma Demiraj


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>