News

pri132021

Pfizer, vetëm për pacientët me transplante dhe për ata që bëjnë dializë

Që prej tre ditësh në vendin tonë ka nisur edhe vaksinimi i gjashtëdhjetë vjeçarëve, por përzgjedhja e tyre bëhet nga mjeku i familjes. Kjo, për faktin se mjeku i familjes i jep prioritet një gjashtëdhjetë vjeçari që ka disa diagnoza, para atij që vuan vetëm nga një sëmundje. Një person që vuan nga sëmundjet kardiake, me probleme renale, në mushkëri apo me sëmundje tumorale renditet i pari në këtë grupmoshë, para një tjetri që nuk ka sëmundje.
Mjekja Eriona Hereni në qendrën shëndetësore nr. 8 në Tiranë thotë se u jepet prioritet atyre personave të cilët riskojnë apo agravohen më shumë nëse preken nga Covid-i.

Ndërsa, 65-vjeçarët mjafton të paraqiten te çadrat në sheshin "Skënderbej" me kartë identiteti dhe mund ta bëjnë vaksinën edhe pa shkuar më parë te mjeku i familjes për të plotësuar formularin atje.

Të moshuarit po vaksinohen me Coronavac, mësuesit dhe pedagogët me AstraZeneca, ndërsa vaksina Pfizer tani po përdoret vetëm për ata që kanë kryer transplante apo janë pacientë që bëjnë dializë.
Të hënën që vjen, pritet të mbërrijë një tjetër sasi prej 7000 dozash të vaksinës Pfizer, pas sasisë që mbërriti këtë të hënë që kaloi.

 

Alma Demiraj


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>