News

maj72021

Shqipëria del nga harta e zonave të kuqe të Covid-19

Referuar shifrave zyrtare që publikohen si përsa i përket numrit të rasteve të reja të infektuara, ashtu edhe numrit të personave që trajtohen në spitalet Covid, raportohen çdo 24 orë më pak se 100 raste reja dhe në spitalet Covid po trajtohen 111 pacientë.

Por, ka një rënie të ndjeshme edhe në shërbimin shëndetësor ambulator i cili është kontakti i parë i çdo personi që dyshon se është me Covid. Drejtorja e Qendrës Shëndetësore numër 3 në Tiranë, dr. Brunilda Shiroka shpjegon se ka rënë ndjeshëm numri i kërkesave për të bërë testin e shpejtë.

"Nga 50 deri 60 kërkesa në ditë që kishte për testin e shpejtë në muajin shkurt, tanimë ka 6-7 kërkesa në ditë dhe pjesa më e madhe rezultojnë negative. Mund të kryhen edhe 2-3 tamponë PCR. Por ajo që vihet re në këtë periudhë është se janë shtuar virozat respiratore dhe alergjitë", shpjegon dr. Shiroka.

Ndërkohë, lidhur me procesin e vaksinimit, dr. Shiroka sqaron se ka pasur kërkesë të shtuar të qytetarëve për të aplikuar vaksinën. Në Qendrën Shëndetësore nr. 3 në Tiranë e kanë bërë vaksinën 70 % e target grupeve të përcaktuara. Pjesa tjetër janë kryesisht ata që e kanë kaluar sëmundjen, që do ta bëjnë vaksinën në një kohë të mëvonshme dhe që janë në kontakt me mjekun.


Alma Demiraj


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>