News

sht82021

Vaksina anticovid. Pas mjekëve dhe arsimtarëve, do të vaksinohen me detyrim farmacistët, laborantët, punonjësit e administratës, fasoneritë e call-centerat

Përhapja me shpejtësi e mutacionit Delta në Shqipëri dhe rritja e numrit të pacientëve në spitalet Covid, i ka detyruar autoritetet shëndetësore të marrin vendim për vaksinim të detyrueshëm në vendin tonë. Ndonëse pati nisur një fushatë ndërgjegjësuese për të rritur mbulimin vaksinal, duket se nuk pati një përgjigje të mirë nga popullata, por edhe vetë personeli mjekësor, në radhët e të cilëve ka shumë të pavaksinuar. Për këtë, komiteti teknik i ekspertëve ka dalë me vendim si fillim për të gjithë bluzat e bardha, studentët dhe arsimtarët, por sipas zëvendësministres së Shëndetësisë Eugena Tomini, së shpejti do të detyrohen ta bëjnë vaksinën anticovid edhe grupe të tjera të cilat u vlerësuan si prioritet që në nisje të procesit të vaksinimit.

"Tanimë, është përcaktuar cilat janë grupet me prioritet për t'u vaksinuar dhe sipas atij kalendari me të cilin nisi procesi i vaksinimit, do të vijohet edhe me vaksinimin e detyruar. Pas mjekëve, arsimtarëve, studentëve do të vijohet me farmacistët, laborantët, të gjithë ata që punojnë në sistemin shëndetësor, punonjës të administratës, policë, punonjës në fasoneri e call-center etj. me radhë", shpjegoi zëvendës ministrja Tomini.
 
Por në fakt, ashtu si edhe në shumë vende në Evropë dhe jo vetëm në Shqipëri vaksinimi i detyrueshëm ka ngjallur kundërshtime, pasi argumentohet se vaksina nuk mbron 100%, ndaj nuk mund të jetë e detyrueshme. Por, Tomini thekson se komiteti i imunizimit ka marrë në konsideratë edhe shkeljen e të drejtave të njeriut, por edhe ligjin për sëmundjet e infektive.


Alma Demiraj


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>