News

jan132022

Covid. Italia drejt hyrjes pa green pass në supermarket, farmaci dhe te mjeku

Nga 1 shkurti, hyn në fuqi detyrimi për të patur green pass-in bazë (që mund të merret edhe me një tampon) për të hyrë në zyrat publike, postat, bankat dhe dyqanet. Megjithatë, ky certifikim nuk do të jetë i nevojshëm për të blerë në supermarket, për të shkuar në farmaci, te mjeku i përgjithshëm, në spital. Përveç nevojave ushqimore dhe shëndetësore, do të garantohen edhe ato të drejtësisë dhe sigurisë publike: kështu, individi mund të bëjë ankesë nëse është viktimë e krimit, pa iu kërkuar certifikim Covid. Këto janë disa nga përjashtimet nga detyrimi për të paraqitur green pass-in për qasje në shërbime dhe aktivitete tregtare të përfshira në DPCM (dekreti i Presidentit të Këshillit të Ministrave), parashikuar nga dekreti i fundit Covid.

DPCM-ja (miratuar me propozim të ministrit të Shëndetësisë, në marrëveshje me ministrat e Ekonomisë dhe Financave, Drejtësisë, Zhvillimit Ekonomik dhe Administratës Publike) duhet të nisë "brenda pesëmbëdhjetë ditëve nga data e hyrjes në fuqi" të dekretit; pra, më 22 janar. Në listën e përjashtimeve janë përfshirë shërbimet e konsideruara "të nevojshme për të siguruar plotësimin e nevojave thelbësore dhe parësore të personit".

Me dekretin në fuqi që prej datës 10 janar, ka hyrë në fuqi detyrimi i një green pass-i për të gjitha mjetet e transportit publik (trena, aeroplanë, autobusë, anije, autobusë, metro, tramvaje), për shërbimet e kateringut në natyrë, muzetë, pishinat e brendshme dhe të jashtme, palestrat, llixhat dhe parqet e argëtimit, hotelet dhe objektet e akomodimit; festat që ndjekin ceremonitë civile ose fetare (të tilla si pagëzimet, ose dasmat); festivalet dhe panairet, kongreset, ambientet e skijimit, sporte në skuadër edhe në natyrë (si futbolli); qendrat kulturore, sociale dhe rekreative për aktivitete të brendshme dhe të jashtme; dhomat e lojërave, sallat e bingove dhe kazinotë.
Nga 20 janari, green pass-i bazë, që mund të merret edhe me tampon, do të mjaftojë për të shkuar në parukeri, te berberi dhe estetisti, ose në një zyrë publike.


Burimi: msn


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>