News

qer52023

Kongresi i dytë i ASCAD. Dermatologët: Tregu ka dalë nga shinat. Shërbimet estetike duhen ofruar nga mjekë të licencuar!

Trendi më i fundit i vajzave të reja për t'u zbukuruar, duke ndërhyrë në pjesë të ndryshme të fytyrës apo trupit, shpesh po i dëmton ato. Duke u joshur nga çmimet më të lira, vajzat zgjedhin t'i marrin këto shërbime nëpër parukeri apo ambiente të palicencuara, duke injektuar madje edhe produkte të paregjistruara, pa e ditur se çfarë fusin në trup.

"Ne na vijnë edhe nëpër klinika komplikacione dhe i pyesim klientët çfarë kanë injektuar, por ata nuk kanë asnjë informacion se çfarë kanë futur në trupin e tyre. Kjo përbën një rrezik pasi mund të lërë shenja apo dëmtime gjatë gjithë jetës së tyre. Në Shqipëri, si të thuash, ky treg ka dalë jashtë shinave dhe rregullave sepse nëpër qendrat estetike aparatet e lazerit dhe injektimet nuk i aplikojnë persona të licencuar. Ndaj kërkohet që çdo qendër estetike të ketë një mjek të licencuar që ofron këto shërbime, në mënyrë që klienti të ketë siguri për rezultatin e marrë nga mjekë  profesionistë", shpreh për Doktor33 Brunilda Bardhi, presidente e ASCAD.

Mjekët dermatologë profesionistë që morën pjesë në Kongresin e Dytë të Dermatologjisë dhe Kozmetikës i cili u mbajt në Tiranë me pjesëmarrjen edhe të mjekëve dhe profesorëve të njohur në botë, shkëmbyen eksperiencat dhe metodat më të fundit që po përdoren në botë në fushën e estetikës.

"Ne jemi të gjithë së bashku, së pari për të orfuar një shërbim sa më cilësor dhe bashkëkohor për pacientët dhe së dyti, për të dhënë një mesazh për popullatën, që mjekësinë estetike e realizojnë profesionistët. E realizojnë mjekët dermatologë të kualifikuar, mjekët kirurgë plastikë të kualifikuar. Nuk mund të ketë mjekësi me standarde në parukeri ku nuk ka mjek të licencuar", u shpreh dermatologia Monika Fida.

 

Alma Demiraj


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>