News

kor102024

Tatuazhet. Një botim i The Lancet i konsideron rrezik për limfoma malinje

Tendenca më e fundit e të rinjve për të bërë tatuazhe është rritur me afro 20% në vendet e Evropës. Ndërkohë, një studim i botuar së fundmi në revistën prestigjioze mjekësore "The Lancet", ngre alarmin për një rritje po aq të rasteve me limfoma malinje tek ata persona që bëjnë tatuazhe në trupin e tyre.

"Është vënë re që substancat që injektohen për realizimin e tatuazhit janë kancerogjene. Është menduar që boja që realizohet nuk rri thjesht aty në vendin u bëhet tatuazhi. Është parë që boja, përmes vazave limfatike, shkon në gjëndrat limfatike më të afërta që kemi me vendin ku është bërë tatuazhi. Në momentin që ndodh ky si proces, limfocitet fillojnë të reagojnë. Ka ardhur një trup i huaj në zonën që është ekskluzivisht e tyre dhe pikërisht ky reagim, ka gjeneruar atë kancerin që quhet limfomë dhe është limfomë malinje", thotë mjekja dermatologe, Erjona Shehu.

Studimi është kryer mbi 13 mijë vetë në Suedi, nga i cili kanë rezultuar, si probleme kancerogjene, ashtu edhe dëme të tjera të shkaktuara në lëkurë për shkak të injektimit të substancave të ndryshme gjata vizatimit të tatuazhit.

"Ato fillojnë që nga dëmet e lehta që mund të jetë një dermatit irritativ kontakti si pasojë e bojës që shkakton një reaksion alergjik në trup, apo infeksione që mund të ndodhin, si bakteriale, ashtu edhe virale. Trupi i njeriut bashkëjeton me mikroorganizma. Në momentin që këta mikroorganizma gjejnë një traumë apo një dëmtim në lëkurë, ato fillojnë edhe invadojnë zonën ku ka ndodhur dëmtimi dhe për pasojë, zonën ku është realizuar tatuazhi.

Reaksionet apo reagimet tipike quhen keloide, me ndryshime në strukturën e lëkurës, me shtim të pranisë së qelizave fibroblaste, të cilat janë pak më të forta. Në zonën ku është aplikuar tatuazhi, fillojmë të shohim ngritje me të njëjtën strukturë si tatuazhi", përfundon Shehu.

Në Shqipëri, ky fenomen është edhe më shqetësues, pasi askush nuk ushtron kontrolle mbi kushtet higjieno-sanitare në vendet ku kryhen tatuazhet. Mjekët dermatologë rekomandojnë që të shmangen sa të munden faktorët e rrezikut që ndikojnë në shëndetin e pacientëve.

Alma Demiraj


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>