Pediatri

nën222014

Vdekje dhe aftësi të kufizuara nga traumat jo aksidentale të kafkës në fëmijëri

Më shumë se gjysma e fëmijëve të cilët mes moshës 0 deri në 4 vjeç janë lënduar rëndë në kokë në mënyrë jo aksidentale, do të vdesin para se të mbushin 21 vjeç. Sipas një studimi të publikuar në revistën ''Pediatrics'' del në pah se në këto raste ekziston te të mbijetuarit nga episode të tilla një reduktim i 55% të mundësive për të jetuar. "Dikur quhej tronditje, por sot termi më i saktë është trauma jo aksidentale e kafkës (Abusive head trauma Aht), pra nga abuzimi në përpjekje për të qetësuar të qarat ose kapriçiot e pandalura të fëmijëve'', shpjegon Ted MIller nga qendra ''Pacific Institute for Research and Evaluation'' në Merilend (SHBA) si dhe autor i parë i artikullit. Miller bashkë me disa kolegë të tij, i dërgoi në 2009-ën 170  mjekëve pediatër një pyetësor anonim mbi paaftësitë e shkaktuara nga traumat jo-aksidentale të kafkës. ''Gjatë atij viti u verifikuan 4.824 episode të traumave jo-aksidentale të kafkës, me 334 vdekje'', sqaron studiuesi, duke nënvizuar se tronditja e dhunshme la 57% të fëmijëve të verbër ose me mangësi në shikim. Për një 5% tjetër të rasteve për korrigjimin e dëmeve ishte e nevojshme kirurgjia okulare, ndërsa 23% e pacientëve të vegjël ka pasur nevojë për një tub ushqyes pas dëmtimeve të pësuara. Për të mos folur për shtrimin në reanimacion për më shumë se 10 ditë në 70% të traumave jo-aksidentale të kafkës. ''Pjesa më e madhe e tronditjeve ndodh para se fëmija të mbushë 1 vjeç'', shton studiuesi, duke theksuar se një nga këto trauma, edhe e lehtë, është në gjendje të shkaktojë aftësi të kufizuara. Duke përllogaritur pastaj shumën e viteve me aftësi të kufizuara bashkë me vitet e humbura për shkak të vdekjeve të parakohshme, shifrat e nxjerra janë shqetësuese: 4.7 vjet të humbura për shkak të traumave të lehta jo-aksidentale të kafkës; 5.4 për traumat mesatare; 24.1 për ato të rëndat dhe 29.8% për vdekjet. ''Këto rezultate venë në dukje rëndësinë e traumës së kokës jo aksidentale në termat e shëndetit publik, duke nënvizuar benefitet e mundshme të parandalimit, por edhe të fajësimit të autorëve për trauma të tilla për një krim të rëndë'', përfundon Miller.

Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>