Pediatri

jan312015

Raporti shëndetësor kombëtar: vdekshmëria foshnjore ende në shifra të larta

Instituti i Shëndetit Publik ka prezantuar raportin shëndetësor kombëtar, ku paraqitet një gjendje e përgjithshme e popullatës. Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj, i pranishëm në takim tha se për herë të parë ka nisur puna për krijimin e regjistrave kombëtarë në lidhje me regjistrimin e të sëmurëve me kancer dhe të atyre me probleme kardiovaskulare.
Gjithashtu, në këtë takim ishte edhe përfaqësuesja e UNICEF në Tiranë, Antonella Scolaniero, e cila deklaroi se Shqipëria vijon të mbetet një prej vendeve me vdekshmërinë foshnjore më të lartë në rajon. Ajo bëri thirrje që t'u kushtohet më tepër vëmendje fëmijëve që jetojnë në zonat rurale dhe atyre romë. Ky raport është përgatitur nga ISHP-ja në bashkëpunim me zyrën e UNICEF-it në Tiranë.
 "Niveli i vdekshmërisë foshnjore i standardizuar në të dyja gjinitë në Shqipëri është 653 për 100 000 banorë, i cili është dukshëm më i lartë se në Greqi dhe Slloveni me 465 secila, por i krahasueshëm me Malin e Zi dhe Maqedoninë, respektivisht 637 dhe 682 vdekje për 100 mijë banorë", përcaktohet në studimin e ISHP-së.
Në lidhje me vdekshmërinë foshnjore, ndonëse është ulur ndjeshëm ndër vite, përsëri mbetet në nivele të larta. Ajo sot llogaritet, për meshkujt 9.2 vdekje për 1000 lindje dhe për femrat 6.5 për 1000 lindje të gjalla. "Vdekshmëria e fëmijëve nën moshën 5 vjeçe është dy herë më e lartë në zonat rurale sesa ato urbane", tha përfaqësuesja e UNICEF-it.
Sipas të dhënave operative të Ministrisë së Shëndetësisë, vdekshmëria nën 5 vjeç (vdekje për 1,000 lindje të gjalla) në Shqipëri është ulur në mënyrë monotone pas vitit 2002 (Tabela 18). Kështu, vdekshmëria e përgjithshme nën 5 vjeç është ulur nga 20.7 (për 1,000 lindje të gjalla) në vitin 2002 në 8.4 në vitin 2013. Sipas raporteve të OKB-së, vdekshmëria nën 5 vjeç në Shqipëri për vitin 2013 ishte 16 dhe 13, respektivisht për meshkujt dhe femrat. Megjithatë, në të dy gjinitë vërehet një ulje pothuaj trefish krahasuar me vitin 1990 (respektivisht 44 dhe 36 vdekje për 1,000 lindje të gjalla).
Ndërsa për vdekshmërinë amtare raporti shkruan: " Krahasuar me vendet fqinje, niveli i vdekshmërisë amtare në Shqipëri për vitin 2013 (21 vdekje amtare për 100,000 lindje të gjalla) ishte më e larta në rajonin e EJL-së. Niveli më i ulët i vdekshmërisë u vërejt në Greqi (5 vdekje amtare për 100,000 lindje të gjalla), pasuar nga Maqedonia, Mali i Zi dhe Sllovenia (7 vdekje amtare për 100,000 lindje të gjalla), ndërsa niveli më i lartë (pas Shqipërisë) u vërejt në Serbi (16 vdekje amtare për 100,000 lindje të gjalla) (OBSH, 2014).
Çrregullimet e transmetueshme, amtare, neonatale dhe nutricionale ishin shkaktarë të 21.6% të nivelit të përgjithshëm të vdekshmërisë në Shqipëri për vitin 1990, dhe vetëm 5.8% për vitin 2010. Vihet re një ulje lineare e ndjeshme në nivelin e vdekshmërisë dhe barrën e sëmundjeve të transmetueshme, çrregullimeve amtare dhe fëminore, si dhe pamjaftueshmërive nutricionale."

Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>