Pediatri

shk72015

Adoleshentët dhe publicitetiti televizivë i pijeve alkoolike

Sa perceptues janë të rinjtë ndaj publicitetit televizivë të pijeve alkoolike?
Një studim i publikuar në Jama Pediatrics tregon se reklamimi i pijeve ka sjell jo vetëm një rritje në përdorimin e alkoolit, por edhe të konsumit të tij në sasi të rrezikshme për shëndetin. "Në 2013 66% e studentëve të shkollave të larta në SHBA referonin se kishin përdorur pije alkoolike, mbi 50% e kishin përdorur 30 ditët e fundit ose e përdornin shpesh, në sasi deri në 6 gota njëra pas tjetrës", shpjegon Susanne Tanski e Universitetit Mjekësor të Geisel në Dartmouth, New Hampshire; bashkëautore e artikullit. Dhe, vetëm në SHBA, prodhuesit e pijeve shpenzojnë miliarda dollar në vit për të reklamuar produktet e tyre.
Ndryshe nga prodhuesit e cigareve, publiciteti i të cilave u ndalua në 1969, këta prodhues ende mund të publikojnë spote televizivë.
Kështu, Tanski dhe autorët e tjerë vlerësuan efektin e publicitetit televiziv mbi pirjen e alkoolit në 1596 adoleshentë të moshës 15 deri në 23 vjeç duke përdorur sondazhe telefonik dhe nëërmjet internetit nga viti 2011 në 2013. Dhe rezultatet tregojnë për një efekt të lartë induktues, sidomos tek minorenët, të cilët shtyhen të pijnë prej spoteve, madje ky ndikim shkon deri në dehje dhe pirje në sasi të rrezikshme për shëndetin.  Në veçanti, konsumi i rrezikshëm i alkoolit vihet re respektivisht në 29% dhe në 18% të të rinjve nga 15 deri në 17 vjeç, dhe në 29% dhe në 19% të të rinjve nga 18 në 20 vjeç. "Nga rezultatet e studimit del se përgjigjja ndaj imazheve të reklamimeve të cilat shfaqen në television lidhen me dëshirën e lartë, sidomos të minorenëve për të pirë. "Konsumi i hershëm i pijeve alkoolike lidhet me çrregullime të kujtesës, impulsivitet dhe në rritje të  riskut për t'u shndërruar në të rritur të alkoolizuar", thekson studiuesja, duke theksuar se meqënëse adoleshenca është periudha e zhvillimit të korteksit prefrontal, është e mundur që ekspozimi i hershëm ndaj alkoolit të ndryshojë rrjedhën e zhvillimit të trurit. "Është e nevojshme të ngrihen standarte adekuate të cilët mbrojnë adoleshentët ndaj ndryshimeve të mundshme të sjelljes, të cilat vijnë si pasojë e ekspozimit ndaj reklamave televizive të pijeve alkoolike", përfundon autorja.

JAMA Pediatr. January 19, 2015 doi:10.1001/jamapediatrics.2014.3345


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>