Pediatri

shk212015

Rrefuzimi i vaksinës është i përqëndruar në disa grupe njerëzish

Familjet me fëmijë jo të vaksinuar ose jo të imunizuar kanë tendencën që të grupohen me njëra tjetrën sipas një studimi të bërë nga Pediatrics. Imunizimi i dobët bashkangjitet me një rritje të rrezikut të sëmundjeve te parandalueshme me vaksina dhe tani kemi një mënyrë konkrete për të përdorur metoda të sofistikuara për të identifikuar grupe që nuk vaksinohen në mënyrën e duhur ose edhe e rrefuzojnë trajtimin-, thotë Tracy Lieu autorja kryesore e studimit dhe kërkuese tek (Permanent Kaiser of Oacland) Kaliforni. Duke gjykuar nga të dhënat e (CDC) Qëndra për Kontrollin dhe Paranadalimin e Sëmundjeve, sasia e vaksinimeve vazhdon të mbetet e lartë, por rastet e disa sëmundjeve të paranadalueshme me terapinë imunizuese, si fruthi për shembull janë rritur në vitet e fundit. Tracy Lieu dhe kolegët shpresojnë në këtë mënyrë të identifikojnë ato grupe njerëzish që refuzojnë të vaksinojnë femijët e tyre ose nuk e bëjnë në mënyrën e duhur dhe të kontribuojnë për të përmirësuar strategjitë parandaluese. Studimi ka analizuar 154.424 fëmijë të lindur nga viti 2000 deri në 2011 në 13 krahina të Kalifornisë nga familje të asistuara nga (Permanet Kaiser of Northern California) një pjesë e rënëdësishme e furinizimit të ndihmës mjeksësore. Mbas llogarive të përfunduara kërkuesit kanë identifikuar pesë grupe familjare me fëmijë nga tre vjec që kishin humbur të paktën një vaksinë. " Nga 18 deri në 23 përqind që jetojnë në ato grupe janë imunizuar në mënyrë të pamjaftueshme në krahasim me 11 përqind të moshatarëve të tyre të cilët jetojnë jashtë grupeve të këtij lloji-, vazhdon autorja duke nënvizuar, familjet me prindër që refuzojnë të vaksinojnë femijët e tyre kanë tendencën që të grupohen po në të njëjtat zona gjeografike. Kjo përtej faktit që synon të përforcojë mesazhet e shëndetit public në ato zona duke shtuar ndoshta ndërhyrje të shënjestruara për të ulur mosinformimin, lejon mjekët vendas që të jenë vecanërisht të kujdeshsëm ndaj një shfaqjeje të mundshme të sëmundjeve të parandalueshme nga vaksinat. " Nëse je në dijeni se në një zonë të caktuar ndodhet një grup personash të vaksniuar jo në mënyrën e duhur ose jo te imunizuar mund të jesh më i vëmendshëm-, përfundon Lieu.

Pediatrics Published online January 19, 2015 doi: 10.1542/peds.2014-2715


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>