mar162015
Fruthi, Akademia Amerikane e Pediatrëve rishikon kriteret diagnostikuese dhe mënyrat e vaksinimit
Në përgjigje të epidemisë së kohëve të fundit në USA, komiteti për sëmundjet infective i Akademisë Amerikane të Pediatrëve (AAP) ka publikuar një azhornim të "Red Book" me titull "Red Book: 2015 Report of the Committee on Infectious Diseases" duke rishikuar treguesit mbi kriteret diagnostikuese të sëmundjes dhe mbi kohën dhe mënyrën e aplikimit të vaksinës. Alyson Sulaski Wyckoff bashkëautore e AAP NEWS shpjegon se- " Janë bërë azhornime të rëndësishme në disa kategori: vlerësim i imunizimit, përdorim parandalues i imunoglobulinës, rekomandime për vaksinim për personelin sanitar të lindur para 1957 dhe për pacientë me infeksion nga virusi HIV, trajtimi i pacientëve jo të vaksinuar të ekspozuar ndaj infektimit-. Duhet shënuar gjithashtu edhe rekomandimet mbi vaksinimin e përshpejtuar. Ndërsa doza e parë e vaksinës MPR (morbillo-parotite-rosolia) normalisht i injektohet midis 12 ose 15 muajve të parë të jetës, "RED BOOK" rekomandon injektimin e përshpejtuar të vaksinës midis 6 ose 11 muajve të parë të jetës. " Ndërkohë vaksinimi i nxituar mund të sugjerohet kur ekziston rreziku i një ekspozimi permanent-, vazhdon ekspertja duke nënvizuar se - mbas dozës së parë të përshpejtuar, për imunizimin e plotë nevojiten edhe dy doza të tjera, e para mbas 12 deri në 15 muaj dhe e fundit të paktën 28 ditë më vonë. E përshpejtuar ose jo doza e dytë e vaksinës anti-fruth i duhet dhënë të gjithë fëmijëve që kanë marrë vetëm një dozë edhe pse mosha e tyre është 11-12 vjec ose më shumë. " Për këtë qëllim mjekët pediatër mund të kontaktojnë departamentet e tyre përkatëse për të kërkuar më shumë informacione ose për të sinjalizuar një shpërthim epidemie në zonën e tyre-, vazhdon Wyckoff duke kujtuar se "RED BOOK" është udhëzuesi zyrtar i (AAP) për mjekët mbi simptomat, shkaqet, epidemologjinë, diagnozën dhe trajtimin e mbi 200 sëmundjeve të fëmijërisë.
AAP - Red Book
http://redbook.solutions.aap.org/ss/measles.aspx