Pediatri

maj202015

Parandalimi i fruthit, shytave, robeolës dhe lisë së dhenve: një sfidë ende e hapur.

Fëmijët patjetër, por edhe të rriturit mund të sëmuren nga fruthi, shytat, rubeola dhe lia e dhenve, madje me pasoja të rënda sidomos nëse hasen në muajt e parë të shtatzënisë pasi mund ti kalohen fetusit. Futja e vaksinës ka reduktuar shumë të sëmurët dhe përhapjen e sëmundjes. Shumllojshmëria e vaksinave mund të mbrojnë dhe ata të cilët nuk janë të infektuar: kush merr vaksnimin redukton qarkullimin e agjentëve infektues, duke redukutar rrezikun për sëmundje tek ata të cilët nuk janë të vaksinuar. Imuniteti në grup realizohet vetëm nëse vaksinimi përfishin të paktën 95% të popullsisë, ndërsa në Itali mesatarja e mbulimit është 88%, tregues ky që sipas Ministrisë së Shëndetësisë dhe Istitutit Superior të Shëndetit (Iss) është më ulëti i dekadës së fundit. Një situatë shqetësuese për (Iss) ëshë një cështje serioze për shëndetin publik për Ministrinë. Është diskutuar për shkaqet dhe strategjitë për të izoluar këtë fenomen te "Media Tutorial" "Parandalimi i fruthit, shytave, robeolës dhe lisë së dhenve: një sfidë ende e hapur", i organizuar në Romë nga Sanofi Pasteur Msd. "Një rubeolë gjatë shtatzënisë rrit rrezikun për ndërlikime tek foshnja siç janë: të qënit të verbër, shurdh, keqformime cerebrale dhe kardiake-, konfirmon Chiara Azzari, drejtoreshë e Klinikës Pediatrike të Universitetit të Firences, duke theksuar se në vitet e fundit janë verifikuar me dhjetra raste rubeole të cilat vaksinimi do bënte të mundur që të hiqej totalisht. "Të mos jesh i informuar mbi vaksinat është shumë gjë e keqe, por të jesh i informuar gabimisht për shkak të lajmeve shqetësuese të cilat janë përhapur nga levizjet antivaksinim është akoma më keq-, thotë Antonio Ferro, përgjegjës i projektit "Vaccinarsi" të (SLTL). Paolo Bonanni, anëtar i bordit të (SLTL) dhe profesor në Firenze shton më tej duke thënë se: Të thuash se vaksinat janë të padobishme është information i gabuar: imunizimi është një prej zbulimeve më të rëndësishme shkencore në mjekësi dhe ka lejuar që të ndalohen shumë sëmundje-. Pikërisht për këtë arsye vaksnimet kanë një vlerë shkencore dhe sociale e cila ka mbrojtur personat por që sot rrezikon të vihet në krizë nga keq informimi i cili qarkullon në rrjet. Të njohësh rreziqet e sëmundjeve pediatrike të cilat mund të parandalohen me vaksina shërben që të mos nënvlerësohen-, thekson Nicoletta Luppi, administratore e deleguar I "Sanofi Pasteur MSD" i cili ka vendosur që të t'i bashkohet "Measles Elimination Program" në përpjekje për të eliminuar fruthin në Europë, objektiv ky që duhej të ishte aritur brenda vitit 2015


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>