maj22024
OBSH: Vaksinat kanë shpëtuar 154 milionë fëmijë në 50 vite
Vaksinat kanë shpëtuar të paktën 154 milionë fëmijë në botë gjatë 50 vitet e fundit. Më shumë se 92 milionë jetë janë shpëtuar vetëm prej vaksinës kundër fruthit. Për çdo jetë të shpëtuar nga vaksinat, janë fituar mesatarisht 66 vjet shëndet të plotë, për gjithsej 10.2 miliardë vite jete të shëndetshme, të fituara gjatë pesë dekadave. Ditët e stome, më shumë se 20 milionë individë janë në gjendje të ecin falë vaksinimit kundër poliomielitit, të cilët do të kishin mbetur të paralizuar pa e kryer atë. Këto janë disa nga të dhënat e publikuara në revistën Lancet, në kuadër të Javës Botërore të Vaksinimeve, të cilat janë pjesë e një studimi të koordinuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.
"Vaksinat janë një ndër shpikjet më të fuqishme në histori, të cilat parandalojnë sëmundje që dikur ngjallnin frikë. Falë tyre, lija është zhdukur, poliomieliti po zhduket dhe me zhvillimin më të fundit të vaksinave kundër sëmundjeve, të tilla si malaria dhe kanceri i qafës së mitrës, ne po arrijmë të shtyjmë kufijtë e sëmundjes. Me anë të studimeve, të investimeve dhe bashkëpunimeve të vazhdueshme, ne mund të shpëtojmë miliona jetë më shumë sot dhe në 50 vitet e ardhshme", përfundoi drejtori i përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus.