qer12015
Fëmijët e trashëgojnë somnambulizmin nga prindërit
Nëse të dy prindërit janë somnambul ashtu do të jenë edhe fëmijët në 60% të rasteve, sipas një studimi të zhvilluar te fëmijët e lindur në Kebek të Kanadasë dhe i publikuar tek "Jama Pediatrics". Somnambuizmi është një shqetësim i zakonshëm në fëmijëri që zakonisht zhduket gjatë adoleshencës edhe pse mund të rishfaqet në moshë madhore. "Gjendja varet kryesisht nga karakteristikat e gjumit të thellë, - thotë bashkautori i artikullit Jacques Montplaisir i "Hopital du Sacré-Coeur de Montreal" i cili bashkë me kolegët ka analizuar të dhënat e pushimit gjatë mbrëmjes të 1.940 fëmijëve të lindur në Quebec në vitin 1997 dhe në vitin 1998, duke i vëzhguar nga viti 1999 deri në vitin 2011 dhe duke vlerësuar shpeshmërinë e sonambulizmit tek fëmijët dhe prindërit me intervista dhe pyetësorë të posaçëm. Sipas llogarive autorët kanë vënë re një përhapje të sonambulizmit në grupin e fëmijëve të cilët morën pjesë në studim me gati 29.1% me një frekuecë të ulët në moshën parashkollore e cila rritet vazhdimisht duke filluar nga mosha 10 vjeç. Rezultatet tregojnë edhe se mundësitë për sonambulizëm tek fëmijët rriten në bazë të të njëjtit shqetësim edhe te prindërit. "Fëmijët me një prind i cili vuan nga sonambulizmi kanë mundësi tre herë më të larta për tu bërë edhe ata vetë sonambul, ndryshe nga bashkëmoshatarët prindërit e të cilëve nuk vuajnë nga kjo sëmundje-, thekson kërkuesi duke shtuar më tej se, nëse të dy prindërit vuajnë nga sonambulizmi mundësitë që kjo të trasmetohet edhe tek fëmijët janë shtatë herë më të larta. Përhapja e sonambulzmit dalë nga studimi është 22.5% te fëmijët të cilët nuk i kanë prindërit me këtë sëmundje: 47.4% tek fëmijët vetëm më një prind të sëmurë dhe 61.5% tek fëmijët me të dy prindërit e prekur nga sonambulzmi. "Rrezultate tregojnë një ndikim të fortë gjenetik që mund të realizohet nëpërmjet polimorfizmave të gjeneve të përfshira tek gjumi i thellë-, përfundojnë autorët.
JAMA Pediatr. 2015. doi: 10.1001/jamapediatrics.2015.127