Pediatri

qer242015

Shqetësimet e shikimit, rrallë herë shkaktojnë disleksi

Nje studim britanik i zhvilluar në mbi 7.000 fëmijë mes moshave 7 dhe 9 vjeç vërteton se një defiçit oftalmik rralë herë është shkak për disleksi në moshë pediatrike, duke zhvlerësuar tashmë në mënyre definitive dobinë e praktikës për ndërhyrje okulistike tek fëmijët me shqetësime të rënda të të lexuarit e cila është ende shumë e përhapur. "Nuk ka asnjë nevojë që të dërgosh vazhdimisht tek okulisti ose tek optometristi fëmijët të cilët janë diagnostikuar me shqetësime të rënda të shikimit-, shkruan Alexandra Creavin, oftamologe te shkolla e mjekësisë sociale dhe komunitare tek Universitreti Bristol në Mbretërinë e Bashkuar, si dhe bashkautore e një artikulli të publikuar tek "Pediatrics". Nga studimi rezulton se 5 fëmijë në 5 me SRI kanë një funksion oftamolik normal e cila vërtetohet nga një sërë testesh okulare. Duke analizuar të dhënat e pjesmarrësve te "Avon Longitudinal Study of Parents and Children" një grup i lindur mes vitit 1991 dhe 1992, kërkuesit kanë përdorur kriteret e shqetësimit të leximit të përmbajtur në edicionin e pestë të Manualit të Diagnozave dhe Statistikave të shqetësimeve mendore, duke i cilësuar si të prekur nga një ndërlikim i rëndë i aftësisë së të lexuarit atë të cilët ishin mbi dy devijime standarte nën mesataren e "Neale Analysis of Reading Ability Scale II" dhe nën 4 pikë në fazën e dytë e testimeve kombëtare jo matematikore. Nga 6.852 pjesmarrësit, 3.3% përmbushnin kriteret për shqetësime të rënda dhe 642 të tjerët kishin një disleksi të thjeshtë. Nga të dhënat e mbledhura nuk del asnjë lidhje mes ndërlikimit të leximit dhe një larmishmëri e gjerë të disfunksioneve oftalmike mes të cilave strabizmi, gabime rifracioni, ambliopia dhe ndjeshmëri ndaj kontranstit. "Duhet raportuar se përkeqësimi i shikimit stereoskopik e cila është më e zakonshme tek fëmijet me ndërlikime të rënda të leximit ndryshe nga bashkëmoshatarët e tyre të shëndetshëm në rraportin 1 me 6 kundër 1 me 10-, saktësojnë autorët duke theksuar se fenomeni mund të ndikohet edhe nga defiçiti i leximit. "Në pritje të udhëzimeve që do të dokumentojnë rëndësinë ë ulët të shqetësimeve okulare në trajtimin e disleksisë, terapia më e mirë bazohet në ndërhyrje intensive të cilat përfshijnë fonetikën, kuptimin dhe liçimin-, përfundon Creavin.

Pediatrics. 2015; 135(6):1057-65. doi: 10.1542/peds.2014-3622 

Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>