Pediatri

kor112015

Antidepresivët në shtatzëni shoqërohen me një risk të lehtë hipertensioni pulmonar te foshnjat

tags: bar, Depresion
Një studim i zhvilluar në gati 4 milionë shtatzëni tregon se përdorimi i antidepresivëve në fazat e fundit të shtatzënisë mund të lidhet me një rrezik të rritur për hipertension pulmonar te foshnjat. "Gjithsesi rreziku është i ulët dhe rritja e tij duket më modeste në krahasim me atë që sugjerohet nga studimet e mëparshme, - thotë autorja e artikullit, Kristina Huybrechts nga "Brigham and Women Hospital" në Boston. Ajo nënvizon se hipertensioni pulmonar i foshnjës është një gjendje e rrallë dhe shfaqet kur sistemi qarkullues i një të sapolinduri nuk përshtatet dot me gjendjen jashtë barkut të nënës: nga 10 deri në 20% e fëmijëve nuk mbijetojnë dhe ata që nuk vdesin përballen me pasoja të rënda afatgjata mes të cilave, sëmundjet kronike të mushkërive, konvulsione dhe deficit për zhvillimin neurologjik. Lidhja mes hiper tensionit polmonar të foshnjes dhe përdorimi i antidepresivëve në shtatzëni mbetet ende i diskutueshëm nga sa është sinjalizuar më përpara, por nga studime të cilat nuk kishin fuqinë e domosdoshme për ta treguar ose ta përjashtonin me qartësi të mjaftueshme. Huybrechts dhe kolegët e tij kanë analizuar rrezikun për hipertension polmonar lidhur me antidepresivet SSRI dhe jo-SSRI në 3.789.330 gra shtatzëna të ndjekura nga "Medicaid" në 46 shtete amerikane mes viteve 2000 dhe 2010. "Mes pjesmarrësve 3.4% e tyre ka përdorur një antideprersiv në 90 ditët e fundit para lindjes: në 2.7% të rasteve barna ishte një SSRI dhe në 0.7% të llojeve të tjera-, vazhdon kërkuesi duke theksuar se çdo 20.8 në 10.000 fëmijë të cilët i janë ekspozuar barnave kanë zhvilluar një hypertension polmonar tek foshnjet në krahasim me çdo 31 në 10.000 të ekspozuar, me një rrezik tek këta të fundit lehtësisht më të lartë për SSRI (31.5 në 10.000 ndryshe nga jo-SSRI 29.1 në 10.000). "Këto të dhëna tregojnë një rritje të kontrolluar të mundësive për hipertension polmonar të foshnjes lidhur me përdorimin amësor të SSRI në 90 ditët e fundit të shtatzënisë-, shkruajnë autorët. Gjithsesi duke bërë rregullimet e duhura epidemologjike për të zvogëluar efektet e faktorëve ngatërrues si patologjitë e pranishme psikiatrike të foshnjës nga SSRI është më i lehtë nga sa sinjalizohej më përpara. "Në dritë të këtyre rezultateve mjekë dhe pacientë duhet të balancojnë potencialin e lehtë të rritjeve të mundësive për hipertension polmonar të foshnjes me nevojën efektive të antidepresivëve në fazën e vonë të shtatzanisë-, përfundon autorja.
JAMA. 2015 Jun 2;313(21):2142-2151. doi: 10.1001/jama.2015.5605


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>