mar22016
Vaksina e variçelës: një dozë imunizon, por nevojiten dy për të ndaluar përhapjen e virusit
Një dozë vaksine kundër variçelës parandalon me efikasitet deri edhe format më e rënda të saj pa diferenca mes preparateve të ndryshme që tregtohen, por është doza e dytë ajo që shumëfishon mbrojtjen. Faktin e pohon Mona Marin nga Qendra Kombëtare e Vaksinimeve, pjesë e qendrave për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve në Atlanta (SHBA) dhe autore e një studimi të sapo publikuar në "Pediatrics".
"Një vaksinë kundër variçelës e bazuar në shtamin e gjallë të zbutur nga virusi zoster varicella Oka, është zhvilluar në Japoni në mesin e viteve 70' dhe që atëherë shumë preparate analoge janë në treg në të gjithë botën", shprehen autorët. Megjithatë, vaksina kundër variçelës është përdorur në mënyrë sistematike vetëm në një numër të vogël vendesh që për të zbutur programet e tyre të imunizimit përdorin skema me një apo dy doza. Për të vlerësuar efikasitetin e vaksinës kundër lisë së dhenve te fëmijët imunokompetentë, autorët kanë zhvilluar një revizionim sistematik të literaturës, duke analizuar arkivat bio-mjekësore si Medline, Embase, Cinahl dhe bibliotekat Cochrane mes viteve 1995 - 2014.
"Të dhënat e grumbulluara konfirmojnë efektin e madh mbrojtës të vaksinimit me një dozë të vetme mbi shfaqjen e variçelës", shkruajnë autorët, duke nënvijëzuar megjithatë se te personat e trajtuar me dy doza është vërejtur një reduktim i mëtejshëm dhe domethënës i sëmundjes, pra një efikasitet më i madh i vaksinës. "Një injeksion i dytë i vaksinës kundër variçelës mund të justifikohet nëse implementimi i vaksinës mono-dozë redukton në mënyrë domethënëse, siç është treguar, përhapjen natyrale të sëmundjes dhe si pasojë efektin e saj në përforcimin e imunitetit", vazhdon Martin duke përfunduar: "Një dozë e çfarëdo preparati është e mjaftueshme për të reduktuar vdekshmërinë dhe sëmundshmërinë e rëndë nga variçela, por nuk mjafton për të penguar përhapjen e virusit. Për ta reduktuar është e nevojshme të injektohet edhe doza e dytë".
Pediatrics 2016. doi: 10.1542/peds.2015-3741http://pediatrics.aappublications.org/content/early/2016/02/14/peds.2015-3741