Pediatri

qer162016

Lidhja e foshnjave shton riskun për Sindromën e vdekjes së papritur foshnjore

Duke i mbështjellë dhe lidhur të porsalindurit për t'i vënë në gjumë rritet risku për Sindromën e vdekjes së papritur foshnjore (Sids), sipas një rishikimi të publikuar në revistën "Pediatrics", me autore të parë Anna Pease nga Universiteti i Bristolit në Mbretërinë e Bashkuar.

Metanaliza ka marrë në shqyrtim 4 studime të zhvilluara në harkun e dy dekadave në tri zona të ndryshme gjeografike: Angli, Tazmani, Australi dhe Çikago (SHBA). "Nga të dhënat e mbledhura del një përkim domethënës mes Sids dhe lidhjes së foshnjave, veçanërisht nëse vendosen në pozicion anësor ose barkas", shpjegojnë autorët, të cilët kujtojnë se lidhja e foshnjave është një traditë e vjetër në kultura të ndryshme të botës që në thelb ka një motiv të thjeshtë: të qetësojë foshnjat dhe t'i verë në gjumë për reduktuar frekuencën e dhimbjeve të barkut.
 
"Por në të katër studimet e cituara, ku 760 episode vdekjesh të papritura u krahasuan me 1.759 kontrolle, përqindja e fëmijëve të lidhur ka rezultuar më e madhe në rastet me Sids", pohon Pease duke saktësuar se një lidhje statistikisht domethënëse është vënë re vetëm në dy studimet angleze, dhe se vetëm në njërin prej tyre, lidhja ka ruajtur staticitetin pas rregullimeve të nevojshme për faktorët ngatërrues.    

"Risku i dyfishuar për Sids asociohet me vendosjen laterale te fëmijët e lidhur në krahasim me kontrollet", shpjegojnë kërkuesit, duke shtuar se risku për Sids shtohet me rritjen e moshës, duke arritur një pik maksimal nga muaji gjashtë e në vazhdim.

"Pjesa më e madhe e fëmijëve është në gjendje që të ndryshojë pozicionin vetë nga 4-6 muaj, gjë që sugjeron nevojën për të braktisur lidhjen e tyre nga muaji i katërt e në vazhdim, ose duke e mbajtur në çdo rast të porsalindurin e lidhur në pozicion të shtrirë në shpinë pavarësisht moshës së tij", përfundon Pease.

 


Pediatrics 2016. doi: 10.1542/peds.2015-3275http://pediatrics.aappublications.org/content/early/2016/05/05/peds.2015-3275


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>