Pediatri

pri262018

Përdorimi i kanabisit dhe i duhanit në adoleshencë, shton rrezikun për eksperienca psikotike në të ardhmen

Adoleshentët që përdorin kanabis apo duhan, janë më të rrezikuar për të përjetuar eksperienca psikotike në të ardhmen. Lidhja e këtij rreziku me kanabisin, është shumë më e madhe, sipas rezultateve të një studimi të publikuar në "JAMA Psychiatry".

"Duke qenë se një pjesë e madhe e atyre që përdorin kanabis, pinë edhe cigare, është e vështirë të bëhet ndarja mes efekteve të shkaktuara nga kanabisi dhe atyre të shkaktuara nga duhani, mbi të gjitha sepse individët që klasifikohen si jo duhanpirës, e përziejnë duhanin me kanabisin", shpjegon Hannah Jones (Shkolla Mjekësore Bristol, Mbretëri e Bashkuar), autore kryesore e studimit. Kërkuesit kanë përdorur të dhënat e studimit gjatësor të Avonit mbi prindërit dhe fëmijët, i cili fillimisht përbëhej nga 14.062 fëmijë. Të dhënat mbi përdorimin e cigareve dhe të kanabisit janë mbledhur duke përdorur analiza gjatësore në klasat latente për të identifikuar klasat gjatësore për përdorim të substancave dhe janë vlerësuar lidhjet mes klasave dhe eksperiencave psikotike në moshën 18-vjeçare. Klasat gjatësore janë nxjerrë në 5300 pjesëmarrës (56,1% ishin femra) për të cilët ishin të disponueshme të paktën tre vlerësime të konsumimit të cigareve dhe kanabisit nga mosha 14, deri në 19 vjeç.

Para se të merren parasysh një seri faktorësh të mundshëm ngatërrues, ka prova të forta që tregojnë se përdorimi vetëm i cigareve, por me fillim të hershëm (4,3%), përdorimi i hershëm i kanabisit (3,2%) dhe përdorimi i vonshëm i kanabisit (11,9%), por jo përdorimi vetëm i cigareve me fillim të vonshëm (14,8%), ishin të lidhura me eksperienca më të mëdha psikotike, krahasuar me atë që verifikohet në jo përdoruesit e substancave të tilla (65,9%). Pas rregullimit në bazë të faktorëve ngatërrues, lidhja e këtij rreziku me përdorimin e cigareve me fillim të hershëm, ka rezultuar thellësisht e zbutur, ndërsa ajo me përdorimin e kanabisit me fillim të hershëm dhe me fillim të vonshëm, kanë mbetur njësoj.

"Rezultatet tona tregojnë se, edhe nëse individët që përdorin kanabis apo cigare gjatë adoleshencës mund të kenë një rrezik të shtuar për eksperienca të mëtejshme psikotike, provat epidemiologjike janë shumë të forta për përdorim të kanabisit dhe jo për përdorim të duhanit", përfundojnë autorët.

 

JAMA Psychiatry 2018. doi: 10.1001/jamapsychiatry.2017.4271
https://jamanetwork.com/journals/jamapsychiatry/fullarticle/2669772


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>