Pediatri

tet312018

Bakteremia nga streptokoku B. Një terapi më e shkurtër mund të jetë efikase

Te fëmijët me bakteremi nga streptokoku i grupit B me fillim të vonshëm, nganjëherë përshkruhet një cikël terapie i shkurtuar me antibiotikë intravenozë, që ka rezultuar i lidhur me norma të ulëta të përsëritjes dhe të dështimit të trajtimit. Këtë e ka zbuluar një studim i botuar në "Pediatrics".

"Ne kemi zhvilluar një studim retrospektiv shumëqendror kohorte me fëmijë të grupmoshës nga shtatë ditësh deri në katër muajsh, të cilët janë shtruar në spitalet pediatrike me bakteremi nga streptokoku B. Më tej, kemi analizuar si synim kryesor, kontrollin për rishtrim në spital për bakteremi, meningjit dhe osteomielit nga streptokoku B në vitin e parë të jetës, për fëmijët të cilët kanë ndjekur cikle antibiotike të gjata apo të shkurtuara", thotë Eric Coon (Universiteti i Utahut), autori kryesor i studimit. Studiuesit zbuluan se te 775 fëmijë që ishin diagnostikuar me bakteremi me fillim të vonë, të pakomplikuar, 79% kishin ndjekur një cikël trajtimi të zgjatur me antibiotikë dhe 21%, cikël të shkurtuar.

Është vënë re një ndryshueshmëri e gjerë në normat e trajtimit me cikle më të shkurtra midis spitaleve. Një rikthim i streptokokut B është verifikuar në 1.8% dhe në 2.3% të pacientëve, respektivisht, në grupet me trajtime afatshkurtra dhe afatgjata. "Pavarësisht se sipas rekomandimeve, për trajtimin e bakteremisë nga streptokoku i grupit B i pakomplikuar me fillim të vonshëm terapia intravenoze me antibiotikë duhet të zgjatë, ndonjëherë përshkruhen cikle të shkurtra, me norma të ulëta përsëritjeje dhe dështim të trajtimit", përfundojnë autorët.

Sipas Charles Woods (Universiteti i Tenesit), autor i një editoriali shoqërues, nuk do të ketë së shpejti studime me përzgjedhje rastësore mbi këtë temë. "Për të bërë progres, mund të mësohemi të kapërcejmë disa pengesa akademike, gjatë të cilave kemi tendencën e  kërkimit të një niveli shumë më të lartë provash për të përmbysur praktikat e kahershme që kemi mësuar gjatë viteve tona të arsimit, por të cilat shpesh mbështeten në teste shumë më të paqëndrueshme. Një mënyrë të mesme në lidhje me efektivitetin mund ta japin studimet krahasuese të cilësisë së lartë, siç është ky për të cilin po flasim në këtë rast", shkruan editorialisti.

 

Pediatrics. 2018. doi: 10.1542/peds.2018-0345
https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/30309887

Pediatrics. 2018. doi: 10.1542/peds.2018-2623
https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/30309888


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>