Pediatri

shk272019

Mbështetja respiratore për të porsalindurit. Cili është fraksioni ideal?

Në "Pediatrics" janë publikuar dy metanaliza të ndryshme të kryera nga i njëjti grup pune, i ngarkuar nga Komiteti Ndërkombëtar i Ndërlidhjes për Reanimimin, për të qartësuar informacionet mbi fraksionin fillestar ideal të oksigjenit të inspiruar që duhet përdorur në reanimimin e foshnjave të lindura para kohe (në më pak se 35 javë shtatzëni) dhe që marrin mbështetje respiratore pas lindjes.

Udhëzimet mbi reanimimin, që janë publikuar përpara vitit 2000, rekomandonin një përqendrim me 100% oksigjen për mbështetjen respiratore të të porsalindurve, pavarësisht nga mosha gjestacionale. Megjithatë, në dekadat e fundit, dalëngadalë kanë dalë prova të faktit që një administrim i fraksionit fillestar të lartë të oksigjenit mund të çojë në formimin e radikaleve të lira dhe të jetë toksik për mushkëritë, sytë, trurin dhe organet e tjera të fëmijëve të porsalindur. Nga ana tjetër, është vënë re edhe që një raport i dobët i oksigjenit mund të shkaktojë dëmtime të hipoksisë.

Në studimin e parë që iu përket foshnjave të lindura para kohe, Michelle Welsford (Universiteti McMaster, Hamilton, Kanada) dhe grupi i saj i punës kanë vlerësuar 14 studime në një numër të përgjithshëm prej 5.697 pacientësh. Analiza e të dhënave ka treguar që nuk ka pasur përfitime ose dëmtime statistikisht të rëndësishme me vlera të fraksionit fillestar të oksigjenit më të ulëta ose më të larta, në krahasim me vdekshmërinë brenda një kohe të shkurtër, vdekshmërinë për një kohë të gjatë, dëmtimin e zhvillimit neurologjik ose patologji të tjera kyçe te fëmijët e lindur para kohe. Autorët përfundojnë sidoqoftë se fraksioni fillestar i oksigjenit ideal për foshnjat e lindura para kohe nuk dihet ende.

Në studimin e dytë, që merret me foshnjat e lindura para kohe dhe ato që lindin pas javës së 35-të të shtatzënisë, autorët kanë vlerësuar një terapi fillestare me ajër në dhomë (fraksioni i inspiruar i oksigjenit [FIO2] 0,21) dhe kanë përfshirë dhjetë studime në një numër të përgjithshëm prej 2.164 pacientësh. Pra, kanë zbuluar se ajri i dhomës lidhej me reduktimin relativ prej 27% të vdekshmërisë për një kohë të shkurtër, në krahasim me 100% të oksigjenit dhe nuk janë observuar vetëm dallime të rëndësishme në dëmtimin e zhvillimit neurologjik ose në encefalopatinë hipoksiko-ishemike.

Në një artikull shoqërues, Roger Sollm (Universiteti i Vermontit, SHBA), nënvizon se duke qenë se ka pak prova, ajo që duhet të godasë më shumë në këto analiza është se ato janë të pasigurta. "Detyrimi ynë nuk është thjesht që të propozojmë rekomandime të mira në bazë të këtij studimi, por edhe të njohim boshllëqet e mëdha në njohuritë mbi këtë argument dhe të impenjohemi për kërkime të mëtejshme", përfundon ai.


Pediatrics 2018. Doi: 10.1542/peds.2018-1828
https://doi.org/10.1542/peds.2018-1828

Pediatrics 2018. Doi: 10.1542/peds.2018-1825
https://doi.org/10.1542/peds.2018-1825 

Pediatrics 2018. Doi: 10.1542/peds.2018-3365
https://doi.org/10.1542/peds.2018-3365


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>