Pediatri

maj22019

Ndryshimet në substancën e bardhë, qëndrojnë në bazë të sjelljeve agresive të të rinjve

Sipas një kërkimi të zhvilluar nga një ekip i Universitetit të Birmingamit, një ndryshim në qarkun që lidh qendrat emocionale në tru, mund të shkaktojë çrregullime të sjelljes te të rinjtë. Shkaqet e sakta të këtyre çrregullimeve ende nuk janë kuptuar, por supozohet se ato janë rezultat i kombinimit të faktorëve gjenetikë dhe mjedisorë. Vlerësohet se 1 në 20 fëmijë apo adoleshentë, vuan nga çrregullime të sjelljes, të karakterizuara nga lloje të ndryshme sjelljesh agresive dhe antisociale, siç janë vandalizmi, përdorimi i armëve ose i dhunës, shpesh të shoqëruara me deficitin e vëmendjes dhe hiperaktivitetin, ankthin dhe depresionin. Hulumtuesit vërejtën një ndryshim në mes të rrugëve të materialit të bardhë te të rinjtë.

Jack Rogers, një nga autorët kryesorë të studimit të botuar në "Psychological Medicine" dhe pjesë e një projekti të madh evropian, shpjegon se ndryshimet që kanë dalë, janë unike, pasi nuk janë si ndryshimet në materialin e bardhë të pranishëm në të tjera gjendje të fëmijërisë, siç është autizmi ose çrregullimi i deficitit të vëmendjes dhe hiperaktiviteti. Studimi përfshiu rreth 300 vajza dhe djem të grupmoshës 9-18 vjeç, të cilëve u është marrë hartografia tridimensionale e fibrave të materialit të bardhë, e arritur nëpërmjet një MRI-je të trurit me difuzion të tensorit. Rezultatet kanë shfaqur dallime midis grupit të të rinjve me çrregullime të sjelljes dhe grupit të kontrollit, veçanërisht në grupin e dendur të fibrave që lidhin dy hemisferat, corpus callosum. Në veçanti, u vunë re më pak degëzime dhe rrjedhimisht, një lidhje më pak efikase midis anës së majtë dhe të djathtë të trurit te të rinjtë e të dyja gjinive, që vuajnë nga çrregullimet e sjelljes.

Për më tepër, këto dallime në strukturën e trurit janë shoqëruar me deficite empatie dhe përbuzje për ndjenjat e të tjerëve. Bashkautori Stephane De Brito shpjegon se të kuptuarit se si shfaqen këto dallime në tru mund të ndihmojnë në diagnostikimin korrekt të çrregullimeve të sjelljes te fëmijët, të cilat shpesh janë të vështira për t'u arritur.
"Do të jetë e rëndësishme të studiohet nëse ndryshimet në materien e bardhë shkaktojnë çrregullime sjelljeje, përmes studimit të mënyrës se si zhvillohet truri me kalimin e kohës. Dhe, edhe nëse këto ndryshime mund të modifikohen nga ndërhyrjet psikologjike", përfundon Graeme Fairchild (Universiteti i Bathit).


Psychol Med. 2019 doi: 10.1017/S0033291718003951.
https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/30696514


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>