Pediatri

tet102019

Racizmi ndikon negativisht në shëndetin e fëmijëve

Në deklaratën e botuar në "Pediatrics", Akademia Amerikane e Pediatrisë është përqendruar te ndikimi që ka racizmi në zhvillimin dhe shëndetin e fëmijëve dhe adoleshentëve. "Racizmi është një përcaktues shoqëror i shëndetit, që ka një ndikim të thellë te fëmijët, adoleshentët, të rriturit e rinj dhe familjet e tyre", thotë Maria Trent (Universiteti "Johns Hopkins", në Baltimorë).

Në fakt, pavarësisht se janë bërë përparime drejt ngjashmërisë dhe barazisë racore, ka prova të ndikimit të vazhdueshëm negativ që ka racizmi mbi shëndetin dhe mirëqenien. Pabarazitë racore dhe/ose etnike në trajtimin e fëmijëve, janë paraqitur në një rishikim sistematik, të publikuar në të njëjtën revistë, në të cilën del në pah se sa të papërkrahur janë fëmijët me ngjyrë.
"Fëmijët e lindur nga nëna afro-amerikane kanë më shumë mundësi të lindin në spitale jo të mira", shkruan në një koment të lidhur Wanda Barfield (Qendrat për Kontroll dhe Parandalim në SHBA). Autorët e deklaratës vënë në dukje gjithashtu se pediatrët dhe profesionistët e tjerë duhet të jenë të përgatitur për të diskutuar efektet e ekspozimit ndaj racizmit me familjet e të gjitha racave, pjesëtarët e të cilave janë viktima, spektatorë ose autorë.

Midis rekomandimeve, gjejmë para së gjithash atë të krijimit të një "shtëpie mjekësore të sigurt nga ana kulturore", në të cilën i takon mjekut të njohë racizmin që përjetojnë familjet; një sistem që duhet të përfshijë kontrollimin e pacientëve për racizmin e perceptuar dhe të jetuar. Rekomandohet vlerësimi i pacientëve për komplikime të shëndetit mendor (përfshirë stresin pas traumatik, ankthin, depresionin e dhimbjen) dhe kërkesa për kujdes shëndetësor në lidhje me shëndetin mendor, kur kjo është e nevojshme. Për më tepër, mjekët dhe personeli i zyrës duhet të jenë të arsimuar për të siguruar kujdesin e duhur nga pikëpamja kulturore dhe gjuhësore.

"Pediatrët duhet të ekzaminojnë e njohin paragjykimet e tyre dhe të përqafojnë e mbështesin politikat novatore dhe bashkëpunimet ndërsektoriale për të përmirësuar barazinë mjekësore, ekonomike, mjedisore, strehimore, gjyqësore dhe arsimore, me qëlim arritjen e rezultateve optimale të zhvillimit për të rinjtë", përfundojnë autorët.

 

Pediatrics. 2019. doi: 10.1542/peds.2019-1765.
https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/31358665

Pediatrics. 2019. doi: 10.1542/peds.2018-3114.
https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/31358664

Pediatrics. 2019. doi: 10.1542/peds.2019-1688.
https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/31358667


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>